Një ditë para se kryeministri Albin Kurti të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Ohër, e ka pritur në zyrë emisarin amerikan, Gabriel Escobar.
I dërguari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pas takimeve që i pati mbrëmë me krerët opozitarë dhe sot në mëngjes me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, i ka përmbyllur vizitat te Zyra e Kurtit.
Gjatë deklarimeve të sotme për media, Escobar ka thënë se pret lajme të mira nga takimi i nesërm i Ohrit.
Ai ka potencuar se ShBA-ja është mbështetësja më e madhe e Kosovës në botë dhe si e tillë ka qëllim që Propozimi evropian të funskionojë për Kosovën, por edhe për rajonin, pasi kështu do të shkohet me lehtë në integrimet euroatlantike.


