KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Murati: Ligji për tatim hyri në fuqi në vitin 2018, nëse duan komunat mund të bëhen ndryshime në Kuvend – po punojmë për ligjin e ri
Ekonomi

Murati: Ligji për tatim hyri në fuqi në vitin 2018, nëse duan komunat mund të bëhen ndryshime në Kuvend – po punojmë për ligjin e ri

Kosova News
Kosova News 11:34 -27/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Financave, Hekuran Muratin ka sqaruar në një konferencë për media ngritjen e çmimit të bazës tatimore në pronë, për të cilën këto ditë pasi ankesa nga qytetarët dhe kritika nga disa politikanë, e që sipas Murtait e kanë miratuar vetë ligjin.

Pasi disa komuna e deputetë të opozitës kanë lëshuar kritika në adresë të Qeverisë, duke e fajësuar këtë të fundit  për varfërimin e qytetarëve me tatimin në pronë, ministri Hekuran MUrati ka dhënë sqarimet për këtë çështje.

Ai fillimisht sqaroi se ky është një tatim që merret ekskluzivisht nga komunat dhe nuk ka të bëjë fare  Ministria e Financave, pasi nuk merr asnjë cent nga këto të hyra.

Ai sqaroi se Ligji në fjalë është hartuar nga Qeveria e Isa Mustafës kur ministër ka qenë Avdullah Hoti, por nuk vazhdoi pasi ajo qeveri ra.

Mandej , ai tha se në Qeverinë e PAN-it është shtyrë përpara dhe në janar 2018 është miratuar dhe fuqizuar Ligji për tatimin në pronë.

Murati ka thënë se sipas nenit 7 të Ligji për Tatimin në Pronë i cili ka hyrë në fuqi më 26 janar të vitit 2018, në vitin e pestë të zbatimit të ligjit, hyn në fuqi tatimi 100 për qind i tokave. Viti i pestë sipas Muratit i binte të ishte pikërisht viti 2023, që sipas tij, ka hyrë edhe automatikisht në fuqi ky vendim.

“Këtu duhet të kthehemi tek ligji që ka qenë në vitin 2018 për Tatimin në pronë. Ky ligj ishte miratuar nga Qeveria Mustafa, më 4 maj 2017 kur ministër i Financave ka qenë Hoti. Ky ligj nuk arriti të miratohej në Kuvend dhe të hyjë në fuqi sepse Qeveria kishte rënë, një javë më vonë. I njëjti ligj është proceduar në qeverinë Haradinaj dhe më 26 janar 2018 është publikuar në gazetën zyrtare dhe ka hyrë në fuqi. Ky ligj i ka caktuar disa afate dhe disa kushte që i obligojnë institucionet të respektohen. Ky ligj sipas neni 7 ka paraparë që në vitin e 5-të të zbatimit të ligjit të hyjë në fuqi tatimi 100 për qind i tokave. Prej hyrjes në fuqi kanë filluar të tatimohen edhe tokat sepse njëherë kanë qenë vetëm ndërtesat. Viti 2023 është kur tatimi në toka aplikohet në vlerën 100 për qind, domethënë këtë e obligon ligji. Ky ligj e ka përcaktuar qysh në vitin 2018 se tokat duhet të tatimohen dhe pjesa më e madhe e rritjes së faturave shkon nga ky tatim”, ka shpjeguar Murati.

Ai tha se komunat e kanë mirëpritur fillimisht këtë ligj, sepse në këtë formë do të merrnin më shumë të hyra, por kur kanë nisur ankesat atëherë kanë nisur edhe gjetjen e fajtorit tek ministria.

“Çka kemi ndërmarrë ne si qeveri, qysh më herët keni nis procedurat për të bërë një ligj për një tatim progresiv. Pra nuk duhet të jetë njëjte si për ata që kanë prona 50 mijë euro, 100, apo 500 mijë e 5 milionë. Pra synojnë që të bëjmë këtë ndryshim”, ka thënë ai.

Po ashtu, MUrati tha se do të ndryshojmë edhe tatimin në toka, sepse ka persona që kanë privatizuar me qindra mijëra hektarë dhe nuk paguajnë kurrfarë tatimi.

“Pra do të ketë subvencionim për bujqit dhe tatime për ata që kanë me qindra hektarë tokë. Kemi raste që një ndërtesë 20 katëshe në Prishtinë nuk ka qenë e regjistruar fare në tatim. Ashtu edhe tokat e shumta që janë privatizuar, ndërsa për shpronësime kërkohen shuma të mëdha”, ka thënë ai.

Ministri Hekuran MUrati shprehu gatishmërinë që ta dërgojnë si Qeveri dhe të mbështesin  çdo kërkesë që kanë komunat që të zvogëlohet tatimi, apo të falet.

“Kjo varet nga kërkesat e komunave. Është e padrejtë që disa komuna kanë bërë politikë me këtë çështje. Pra është mundësia që të miratojmë një dispozitë kalimtare që rregullo këtë çështje për këtë vit, deri në plotësimin e ligjit të ri”, është shprehur ai.

Ligji për Tatimin në Pronë u hartua gjatë qeverisjes LDK-PDK dhe hyri në fuqi në kohën e PAN-it

Gjithashtu lexoni:

Peci: Ka paqartësi kushtetuese, presidentja mund t’i drejtohet Kushtetueses për afatin 30-ditor

Tentimi i 41-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Murati: Rreth 29 milionë euro kosto të transfereve do t’i kursenin bizneset me integrimin e Kosovës në SEPA

Kurti: Procesi i konstituimit të Kuvendit duhet të përfundojë brenda 3 javësh

Jashari dhe Iannucci bisedojnë për mbështetjen e ushtrisë italiane ndaj FSK-së

Kosova News 27/01/2023 27/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
17° _ 16°
58%
1 km/h
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Psikologu kosovar, thirrje prindërve të mos ua blejnë fëmijëve kukullën “Labubu”
12:45 -03/07/2025
Abdixhiku: Fatkeqësi e madhe që insistohet në shkelje kushtetuese
12:39 -03/07/2025
Kraki i LVV-së: Komisioni – teknicialitet, do t’i kërkojmë sërish mendim Kushtetueses
12:35 -03/07/2025
Zogaj paralajmëron lëndë në Gjykatë: Kushtetuta po shkelet çdo ditë me vetëdije nga VV
12:26 -03/07/2025
Presidentja Osmani pret në takim ministren e Mbrojtjes të Luksemburgut Backes
12:22 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?