Ka nisur seanca gjyqësore në Dhomat e Specializuar të Kosovës me seli në Hagë.
Avokatja e Jakup Krasniqit, Venkatesëari Alagendra, ka filluar prezantimin, duke thënë se Jakup Krasniqi u detyrua 25 vite me parë që të luftoi kundër regjimit serb dhe këtë e bëri për të ardhmen e Kosovës.
“Regjimi që ai po luftonte ishte regjim që shkaktoi kaos dhe lot, ky regjim shkaktoi edhe gjenocidin në Sebrenicë”, tha ajo para trupit gjykues.
Alagendra ka thënë se klienti i saj, ka pasur rol të zëdhënësit të UÇK-së dhe nga ky rol, zëdhënësi s’ka përfshirje në çështje opreacionale ushtarake.
“Zëdhënësit nuk përfshihen në çështjet operacionale ushtarake, roli i tyre është kontakti me marrëdhëniet me publikun dhe ky ishte roli i Jakup Krasniqit”, tha ajo.
Alagendra tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka prova që e lidhin klientin e saj me krimet e pretenduara.
“Provat e prokurorisë do të tregojnë rolin e vërtetë të Krasniqit. Ai nuk kishte kompetenca dhe përgjegjësi që kërkon t’i ngarkojë ZPS-ja dhe as aktivitetet e tij nuk mund të lidhen me asnjë krim që pretendohen nga prokuroria”, tha ajo.
Tutje ajo është ankuar se mënyra e arrestimit të tij në nëntor të 2020-s ka qenë e gabuar dhe e padrejtë, duke u bazuar në bashkëpunimin e tij me drejtësinë në vazhdimësi.
Në fjalën hyrëse si mbrojtëse, Alagendra ka thënë se Krasniqit nuk iu dha mundësia për t’u paraqitur me dinjitet para drejtësisë, por u rrethua nga policë të armatosur.
Sipas saj, janë të paktën 6 gabime në procesin ndaj Krasniqit. Gabim të parë e ka vlerësuar “keqkuptimin ose qëllimisht keqpërfaqësimin e rolit personal të Krasniqit”.
Për të parë gjykimin klikoni në linkun më poshtë: