KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti për CNN: Policia do të qëndrojë nëpër komuna, për sa kohë ka turmë të dhunshme jashtë
Politikë

Kurti për CNN: Policia do të qëndrojë nëpër komuna, për sa kohë ka turmë të dhunshme jashtë

Kosova News
Kosova News 20:38 -30/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për “CNN” ka thënë se ai është duke biseduar me partnerët ndërkombëtarë, SHBA-në e BE-në, lidhur me situatën në veri të Kosovës.

Por, Kurti ka thënë se “nuk do ta dorëzojë republikën demokratike te një milici fashite”, siç i ka quajtur grupet kriminele serbe në veri.

“Të gjithë faktorët ndërkombëtarë i kanë njohur zgjedhjet që janë mbajtur më 23 prill. Kur e njeh procesin dhe rezultatet, atëherë kryetarët duhet të shkojnë në komuna. Kush tjetër duhet të jetë aty, nëse jo kryetarët. Po punojmë ngushtë me faktorët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-në e BE-në, që i konsiderojmë aleatë shumë të vlefshëm, e partnerë. Do të bëjmë më të mirën. Por, nuk do ta dorëzoj Republikën demokratike te një milici fashiste”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se ka dëshmi se në mesin e turmës së protestuesve, ka ultranacionalistë të krahut të djathtë, që paguhen e urdhërohen nga Serbia.

“Nuk kemi të bëjmë me protestues paqësor, por me banda kriminele, ekstremistë, ultranacionalistë të krahut të djathtë, që po paguhen e urdhërohen nga Beogradi, e të cilët admirojnë Putinin. Është milici fashite, që sulmoi policët tanë, KFOR-in, e po ashtu gazetarët në terren. Nuk është e mundur të mos kesh kryetarë në komuna. Pushteti në Kosovë nuk fitohet me shok-bomba, krime, dhunë, por fitohet me zgjedhje”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se “ka dhjetëra xhirime e foto, që tregojnë se milicë serbë janë në vijën e parë të frontit të atyre që po protestojnë”.

“Disa vinë nga veriu e disa nga Serbia. Kosova është Republikë demokratike, Serbia është autokraci pro-ruse. Nuk ka shumë demokraci atje. Kanë urdhëruar xhandarmërinë atje të vijë e të bëjë trazira në veri të Kosovës”, tha Kurti.

I pyetur pse e dërgoi Policinë në komunat veriore, Kurti ka thënë se policë ka në secilën komunë. Por, ai ka thënë se do të ketë numër më të madh përderisa “jashtë ndërtesa ka banditë të dhunshëm”.

“Dua të kem policë që mbrojnë sundimin e ligjit, e mbajnë rendin. Komunat duhet të jenë për të gjithë, jo për struktura paralele të Serbisë”, tha Kurti.

Sa i përket Asociacionit, Kurti ka thënë se “nuk i neglizhon dhe nuk i mohon dokumentet e kaluar”. Por, ai thotë se është arritur një Marrëveshje bazë në shkurt, dhe duhet sekuencuar zbatimi i saj.

Kurti ka thënë se s’mund të ketë privilegj vetëm për një minoritet në Kosovë, vetëm se “Serbia po vajton dhe ankohet për humbjen e Kosovës në vitin 1999 kur intervenoi NATO”.

“Kosova është storie suksesi e intervenimit të NATO-s, e kjo po e shqetëson Beogradin e Kremlinin”, tha Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

KQZ tregon hapat e radhës: Ankesa, rezultate finale dhe rinumërim deri në 10% të vendvotimeve

Kosova News 30/05/2023 30/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat
19:54 -16/06/2026
Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat
19:03 -16/06/2026
Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja
18:59 -16/06/2026
Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra
18:41 -16/06/2026
Rama: Nëse Shqipëria pranohet në BE, do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje
18:37 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?