KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti për Asociacionin: Nëse duam të trajtohemi si shtet, s’mund t’i shmang detyrimet nga traktatet ndërkombëtare që ne lidhim
Politikë

Kurti për Asociacionin: Nëse duam të trajtohemi si shtet, s’mund t’i shmang detyrimet nga traktatet ndërkombëtare që ne lidhim

Kosova News
Kosova News 12:45 -23/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nuk mund t’u shmanget marrëveshjeve Kosovë-Serbi që janë arritur nga qeveritë e kaluara.

Kështu deklaroi ai gjatë raportimit të enjten në Kuvendin e Kosovës në lidhje me marrëveshjen Kosovë-Serbi, për të cilën të dyja vendet arritën pajtim më 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

Brenda kësaj marrëveshjeje specifikohet se të dyja shtetet duhet t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në të kaluarën.

Kjo përfshin edhe themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe, marrëveshja për të cilën u arrit në vitin 2013 dhe u specifikua në vitin 2015.

Kjo marrëveshje që nuk u zbatua asnjëherë deri më tani, ishte kundërshtuar ashpër nga Kurti edhe gjatë kohës sa ishte në opozitë.

“Aleatët tanë na kujtojnë që marrëveshjet janë arritur në mes qeverive të shteteve tona, me detyrime të qëndrueshme edhe kur qeveritë ndryshojnë. Nëse duam të trajtohemi si shtet dhe të njihemi si një i tillë unë nuk mund t’i shmang detyrimet nga traktatet ndërkombëtare që ne lidhim”, tha ai.

Tutje, Kurti ritheksoi se do të angazhohet që nuk do të ketë një pushtet ekzekutiv në mes të nivelit qendror e lokal në Kosovë, përmes këtij asociacioni.

“Çdo gjë do ta konsiderojmë nga prizmi i Kushtetutës sonë, i ligjshmërisë sonë”, tha ai.

Kosova dhe Serbia më 27 shkurt u pajtuan për Marrëveshjen drejt normalizimit, apo që njihet ndryshe edhe si propozimi evropian. Ndërkaq, më 18 mars, palët u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Palët nuk e nënshkruan marrëveshjen, por BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara kanë thënë se pavarësisht se nuk është nënshkruar, ajo është marrëveshje e obligueshme për palët.

Kurti e ka quajtur këtë marrëveshje “tekstin më të mirë që ka mundur të arrihet tani për tani”.

“Ia vlen mundimi pasi arritëm diçka të rëndësishme dhe të pakthyeshme”, tha ai.

Kurti, megjithatë, tha se nuk pret që rruga përpara për zbatimin e kësaj marrëveshjeje do të jetë e lehtë.

“Do të ketë shumë kurthe e ndërskamca. Serbia do të bëjë gjithçka që është e mundur, përfshirë injorimin haptas të marrëveshjes, anulimin e interpretimin e riinterpretimin e asaj për të cilën tashmë kemi rënë dakord”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti: S’ka zbatim të njëanshëm të marrëveshjes- Serbia e ka pranuar Kosovën, por e mohon për politika të brendshme

Gjithashtu lexoni:

Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e 24-t për konstituim

“MË TË FORTË SË BASHKU”- qindra ushtarë të FSK-së po stërviten në SHBA, Ambasada Amerikane  e quan moment historik partneritetin ushtarak midis dy vendeve

Vihet gur themeli i shkollës “Nuhi Gashi” në Bradash, Kurti: Lajm i mirë për arsimin

Kurti: Rritja e pranisë së Ushtrisë së Serbisë në kufi është reaksion ndaj “Defender Europe 25”

Në ballë të bllokadave kundër liberalizimit të tregut të energjisë vendosen kamionët e “Devolli Coorporation” (Video)

Kosova News 23/03/2023 23/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
8°C
Pristina
clear sky
9° _ 8°
88%
1 km/h
Sat
20 °C
Sun
22 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
24 °C

Lajmet e Fundit

Bislimi vazhdon akuzat ndaj Borrell e Lajçak, thotë se ia mbanin anën palës më të fortë në dialog – Serbisë
09:38 -31/05/2025
Policia shqiptoi për 24 orë, 2244 gjoba në trafik
09:16 -31/05/2025
5 lagje të Prishtinës sot mbesin pa ujë
09:01 -31/05/2025
Sot të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara
08:41 -31/05/2025
Sot mblidhet Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e 24-t për konstituim
08:22 -31/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?