Familjarë dhe aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, me rastin e 16-vjetorit të rënies, kanë përkujtuar Arben Xheladinin dhe Mon Balajn, të vrarë në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007.
Me këtë rast janë bërë homazhe në vendin e rënies në sheshin “Nëna Terezë”, ku edhe për nder të tyre është ngritur një pllakë përkujtimore.
Shënimi i përvjetorit të demonstratës së 10 shkurtit 2007, do të përfundojë me shfaqjen e dokumentarit të 10 shkurtit.
Në protestën e 10 shkurtit të vitit 2007 mbetën të vrarë dy qytetarë të Kosovës, ndërsa mbetën të plagosur edhe mbi 80 qytetarë, pasi policët rumunë, efektivë të UNMIK-ut, gjuajtën me plumba gome drejt qytetarëve të Kosovës, të cilët morën pjesë në protestë.




