KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Presioni e shantazhi i Beogradit ndaj serbëve në veri është jonormal, do të veprojmë sipas ligjin për funksionalizmin e institucioneve (VIDEO)
Politikë

Kryeministri Kurti: Presioni e shantazhi i Beogradit ndaj serbëve në veri është jonormal, do të veprojmë sipas ligjin për funksionalizmin e institucioneve (VIDEO)

KosovaNewss
KosovaNewss 11:47 -24/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka folur në nisje të mbledhjes së sotme të Qeverisë për procesin zgjedhor që është zhvilluar gjatë muajit të kaluar në katër komunat në veri të vendit.

Ai tha se jemi një muaj prej mbajtjes së zgjedhjeve në veri të vendit, ku nuk pati asnjë incident dhe ato u zhvilluan në një proces të qetë dhe paqësor.

“Frikësimi, linçimet, trysnia dhe shantazhi nga Beogradi zyrtar ndikoi drejtpërdrejt në daljen e qytetarëve serbë në zgjedhje. Vota e munguar ishte mungesë e vullnetit të lirë dhe jo shprehje e vullnetit politik”, tha Kurti.

Tutje kryeministri tha se fushatat kërcënuese të Beogradit zyrtar ndaj serbëve lokal, veçanërisht në katër komunat në veri të vendit janë të shpeshta dhe të vazhdueshme.

Por, sipas tij,  veç pse diçka ndodh shpesh dhe vazhdimisht nuk do të thotë se është normale dhe e pranueshme.

“Para një jave kryetari i ri i komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq bëri betimin e tij. Kjo është normale pas një procesi zgjedhor dhe nënkryetare e komunës është emëruar Katarina Aranxhiq që vjen nga radhët e komunitetit serb. Dhe kjo është normale për këtë komunë. Dje u emëruar edhe drejtorët dhe ky është progres që duhet normalizuar. Nesër do të betohen edhe kryetarët e komunave tjera. Kanë kaluar gjashtë muaj që komunat janë pa kryetar dhe kjo nuk është normale. Veprimet tona janë për të garantuar institucione që ju shërbejnë qytetarëve dhe kjo është obligim ligjor për ne”, ka thënë Kurti.

Ndërkaq mbledhja e Qeverisë ka vazhduar me shqyrtimin e pikave të tjera në rend  të ditës, siç është themelimi i Këshillit Organizativ për shënimin e 12 qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës dhe shënimin e 10 qershorit, përvjetorit të Lidhjes së Prizrenit.

Po ashtu, në rend të ditës është edhe shqyrtimi i Draftit të strategjisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.

Pika tjetër e rendit të ditës është shqyrtimi i Propozim-vendimit për formimin e Këshillit Ndërministror për Kontroll të duhanit..

Pos këtyre, në rend të ditës është edhe shqyrtimi i Kërkesës së Ministrisë së Shëndetësisë për mbylljen e Emergjencës së Shëndetit Publik.

Ndërkaq, përveç pikave të tjera, pjesë e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve buxhetore për zbatimin e masës 4.4 Mbështetja e Sigurisë së Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Gjithashtu lexoni:

VV në Prizren me aksion simbolik pas arrestimit të zyrtarës së urbanizmit: Komuna është shndërruar në vatër të krimit ndërtimor

Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik emëron ud.  të drejtoreshës  Meliza Krasniqi, gruan e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi

Peci reagon ndaj Abdixhikut: “A je n’vete se çka po fyen, Lumir?!”

Murati i reagon Abdixhikut (LDK): Nga parti shtet-formuese, në parti votë-fotografuese!

Kurti takoi ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj

KosovaNewss 24/05/2023 24/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
scattered clouds
27° _ 25°
45%
6 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

VV në Prizren me aksion simbolik pas arrestimit të zyrtarës së urbanizmit: Komuna është shndërruar në vatër të krimit ndërtimor
17:32 -20/06/2025
U arrestua për keqpërdorim detyre,prokuroria kërkon paraburgimin  ndaj  zyrtares së urbanizmit  në Prizrenit
17:21 -20/06/2025
Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik emëron ud.  të drejtoreshës  Meliza Krasniqi, gruan e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi
16:27 -20/06/2025
DHTIK: Hiqet përkohësisht bllokada për regjistrimin e automjeteve
15:55 -20/06/2025
Osmani: Refugjatët janë histori mbijetese, force dhe shprese
15:32 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?