KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca: FSK do të kthehet në ushtri moderne e integruar në NATO
Siguri

Konjufca: FSK do të kthehet në ushtri moderne e integruar në NATO

Kosova News
Kosova News 09:59 -08/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca deklaroi se Kosova është radhitur “natyrshëm e fuqishëm” në krah të shteteve demokratike duke vënë sanksione ndaj Federatës Ruse pas agresionit ushtarak në Ukrainë. Ai tha se vendi ynë është i vendosur për një bashkëpunim më të ngushtë dhe anëtarësim në NATO.

Ai këto deklarata i bëri në hapjen e punimeve të Seminari të 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, me temën “Integrimi euro-atlantik i Ballkanit Perëndimor: sfidat e zgjatura, realitetet e reja dhe perspektivat e ardhshme”.

“Republika e Kosovës natyrshëm dhe fuqishëm është rreshtuar me botën demokratike. Ne si shtet jemi absolutisht të koordinuar me politikën e sanksioneve të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Federatës Ruse. Ne kuptojmë nëpër çka po kalon populli i Ukrainës si askush tjetër meqë vetë ishim një popull që u sulmua në vendin e vetë nga Serbia e Millosheviqit në vitin 1998.

Edhe Millosheviqi mendonte se Kosova nuk ishte djepi i popullit që jetonte këtu por thoshte se ishte zemra e Serbisë. Ai mendonte që Kosova dhe populli i saj nuk duhej të ekzistonin, njëjtë mendon edhe Putini për Ukrainën”, deklaroi Konjufca.

Konjufca po ashtu tha se Kosova mbetet e përkushtuar për një bashkëpunim të ngushtë me Aleancën Veri-Atlantike.

“ NATO-ja kontribuon drejtpërdrejt në sigurinë e shtetit tonë. Duke u nisur nga gjendja e sigurisë në botë, shtetet që kontribuojnë përmes trupave ushtarake në KFOR po e shtojnë edhe praninë e tyre këto ditët e fundit edhe në Kosovë. Kosova do t’i kryejë të gjitha reformat e nevojshëm që një ditë të bëhet anëtare e NATO-s. Së bashku do ta kthejmë edhe FSK-në në një ushtri bashkëkohore dhe të integruar plotësisht në NATO-n, aleancën më të fuqishme të shteteve demokratike”, tha Konjufca.

Sot në Prishtinë fillon Seminari i 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s

Gjithashtu lexoni:

Në Berlin do hapet ekspozita për masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë

Peci për intervistimin: Jam i hapur dhe bashkëpunues, është në interes të Kosovës e timin zbardhja e detajeve

Komandanti i FSK-së priti në vizitë Shefin e Mbrojtjes së Gjermanisë

‘Defender Europe 25`, Kurti: Dëshmi e besimit në institucioneve tona

Bllokohen hyrjet kryesore për në Prishtinë

Kosova News 08/10/2022 08/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
scattered clouds
10° _ 9°
82%
2 km/h
Thu
14 °C
Fri
17 °C
Sat
19 °C
Sun
22 °C
Mon
16 °C

Lajmet e Fundit

Haradinaj: S’kemi qëndrim për propozimin që Limaj të votohet për kryeparlamentarLajmeLexohet për: 3 min.
13:29 -29/05/2025
Dy vjet nga protestat e dhunshme në Zveçan, më shumë se 90 ushtarë të KFOR-it ishin plagosur
13:20 -29/05/2025
Muja: Opozita ka qëllim të ndalojë formimin e Qeverisë Kurti
13:01 -29/05/2025
Rizvanolli: Kalimi në tregun e lirë prek më pak se 1% të bizneseve
12:54 -29/05/2025
Në Berlin do hapet ekspozita për masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë
12:23 -29/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

marketing@kosovanews.net

info@kosovanews.net

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?