I dërguari i Posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka nisur takimet në Kosovë ku po qëndron për vizitë zyrtare.
Ai fillimisht është pritur në takim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Në Presidencën e Kosovës emisari Peach ka shkuar i shoqëruar nga ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.
Takimi po mbahet i mbyllur për medie, derisa të njëjtat u lejuan të marrin pamje vetëm në fillim të tij.
Pas diskutimeve me presidenten Osmani, emisari Peach do të takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Peach është i pari emisar evropian që takon përfaqësuesit e Kosovës menjëherë pas festave të fundvitit. Ardhje tij vjen në periudhën kur nga veriu i Kosovës u hoqën barrikadat e fundit të vendosura nga serbët.
E gjatë pjesës së parë të këtij muaji, Ballkanin pritet ta vizitoj edhe këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.
Sipas raportimeve, ai me 11 ose 12 janar do të vizitojë Beogradin, ndërsa nuk është definuar data e ardhjes në Kosovë.