KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Drafti për Asociacionin, Qeveria e Gjermanisë: Ne nuk jemi të përfshirë dhe nuk e kemi përgatit
Politikë

Drafti për Asociacionin, Qeveria e Gjermanisë: Ne nuk jemi të përfshirë dhe nuk e kemi përgatit

Kosova News
Kosova News 10:34 -21/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria gjermane ka mohuar se është e përfshirë në përgatitjen e një drafti për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Në një përgjigje me shkrim thuhet se Qeveria e Gjermanisë nuk është e përfshirë në draftimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili është përmendur në disa kanale të mediave të enjten.

“Qeveria Gjermane nuk është e përfshirë në draftimin e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i cili është përmendur në disa kanale të mediave dje. Fondacioni Friedrich Ebert, në bashkëpunim me partnerët e tij punon vazhdimisht në tema të rëndësishme shoqërore-politike. Me sa jemi në dijeni ne, ky projekt i veçantë është duke vazhduar dhe rezultatet e tij do të ndahen me hisedarët dhe opinionin publik në kohën e duhur”, thuhet nga qeveria gjermane.

“Ambasada shprehimisht e mirëpret secilin kontribut, i cili e çon përpara dialogun publik për këtë çështje të rëndësishme. Në rast se keni pyetje të tjera, ju lutemi t’i drejtoheni Zyrës së Fondacionit Friedrich Ebert në Prishtinë”, thuhet në përgjigje për Telegrafin.

Telegrafi merr vesh se fondacioni Fridrich Ebert kishte përgatitur një draft të statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por i cili nuk është finalizuar.

Siç bëhet e ditur në momentin e finalizimit, i njëjti do t’i dërgohet hisedarëve dhe do të bëhet i njohur për publikun.

Ndryshe, të mërkurën në mediat e Kosovës ka qarkulluar një “Draft gjerman”, për Asociacionin. Drafti përmban 17 nene dhe parasheh që ky Asociacion t’i ketë 10 komuna me mundësi zgjerimi.

E lidhur me këtë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se qëndrimi qeveritar për Asociacionin është i pandryshueshëm.

Sipas Kryeziut, Asociacioni që karakter themeltar, ka etninë, bie ndesh me Kushtetutën.

“Qëndrimi jonë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i njohur, i qartë dhe i njëjtë. Asociacioni që karakter themeltar kanë etninë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës sonë dhe vet karakterit e shtetit tonë. Për më tepër, komunitetet jo-shumicë kenë nevojë për integrim, jo izolim”, tha ai.

Sa i përket dokumentit që ka qarkulluar në media, Kryeziu ka thënë se përveçse është Draft, është edhe pa autor.

“Ne jemi Qeveri e Republikës së Kosovës që kemi kushtetutshmëri dhe ligje të cilat i mbrojmë dhe respektojmë”, u shpreh zëdhënësi i Qeverisë.

Sipas draftit që ka siguruar KOHA, janë disa objektiva kryesore të Asociacionit: Forcimi i demokracisë lokale, mbikëqyrja e plotë e zhvillimit të ekonomisë lokale dhe ajo e edukimit.

Ndër funksionet që përfshin drafti është edhe mundësia e bashkëpunimit me shtete e operatorë ekonomikë të rajonit, përfshirë të Republikës së Serbisë në fushën e ekonomisë lokale, edukimit e shëndetësisë.

Për çështjen e Asociacionit, të mërkurën ka folur edhe emisari amerikan, Gabriel Escobar.

Escobar ka thënë se me presidenten Osmani, kanë diskutuar për disa modele e opsione për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, gjithmonë sipas tij, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Në mëngjes fola me Presidenten Osmani, për mënyrat e ndryshme se si Kosova mund ta krijojë, që të jetë një situatë “fitues-fitues”, sikurse për komunitetet në veri ashtu edhe për vetë Kosovën. Por, gjëja më e rëndësishme është që duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet e Kosovës, dhe nuk duhet të ndikojë në funksionalitetin e Kosovës”, ka thënë ai.

“Por, duke thënë këtë ka shumë opsione dhe modele evropiane që mund t’i shohim bashkë, që do ta bënin këtë një mundësi reale. Por, po, do të donim ta shihnim duke u zbatuar”, është shprehur Escobar.

Gjithashtu lexoni:

Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte

​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit

Abdixhiku flet pas kërcënimit në Kuvend: Nuk mu duk diçka serioze

Telefonatë anonime alarmon për bombë në Kuvend – Evakuim i plotë dhe kontrolle me qen nga njësitë speciale (VIDEO)

Kërcënim me bombë në ambientet e Kuvendit të Kosovës – Evakuohen deputetët, stafi dhe gazetarët

Kosova News 21/10/2022 21/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Vetaksident në autostradën Ferizaj-Prishtinë, lëndohen tre persona
13:46 -05/07/2025
MPB apel qytetarëve: Mos ndezni zjarr, rrezik për jetën dhe natyrën
13:11 -05/07/2025
Shtyrja pas alarmit për bombë, seanca konstituive do të mbahet sonte
12:54 -05/07/2025
​Ngritja e aktakuzës, Damka e mohon se ka keqpërdorur buxhetin e shtetit
12:42 -05/07/2025
Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, Policia del me njoftim zyrtar
12:34 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?