KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Djegia e veturës së zyrtarit të auditimit, Kurti: Dy kompanitë, “Security Code” dhe “Quantic” kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre
Politikë

Djegia e veturës së zyrtarit të auditimit, Kurti: Dy kompanitë, “Security Code” dhe “Quantic” kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre

Kosova News
Kosova News 10:49 -10/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtorit të Auditimit në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Musa Vitija i është djegur ditë më parë vetura e dytë brenda tre muajsh.

E sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ndërsa  ka folur edhe për rastin në fjalë, raporton KosovaNews.

Kurti tha se dy kompanitë, “Security Code”, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre.

E para, sipas Kurtit sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së zyrtarit  Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga “vetëtima”.

“Të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg, e jo jashtë tij ku lirinë e përdorin si mundësi për të përsëritur krimin”, ka thënë mes tjerash Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka vizituar Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës. Ai është pritur nga ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu Raçi.

Në takim kanë qenë edhe ushtruesja e detyrës së ministres të Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, kryetarja e bordit të SHSKUK-së, Aida Rexhepi, si dhe drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm të SHSKUK-së, Musa Vitija./KosovaNews/

Deklarata e plotë e kryeministrit Albin Kurti pas vizitës në QKUK:

Njëherë me 19 gusht dhe pastaj sërish me 7 tetor iu dogj vetura Drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, Musa Vitija. Pas një pune intensive të tij janë gjetur shkelje të shumta të dokumentuara në raport përkatës.

Dy kompanitë, “Security Code”, përgjegjëse për sigurimin fizik dhe “Quantic”, përgjegjëse për mbikëqyrjen e kamerave kanë dështuar në kryerjen e punës së tyre. E para, sepse për herë të dytë nuk ka arritur të ofroj sigurinë e veturës së z. Vitija, kurse tjetra edhe pas dy jave nuk ka arritur t’i rikthej në funksion kamerat e sigurisë të cilat janë të dëmtuara nga “vetëtima”.

Për të shprehur mbështetjen time të parezervë, sot vizitova Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës. Bashkë me mua në vizitë ishte edhe ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku dhe zëvendësministri, Arsim Berisha, ku takuam ushtruesen e detyrës së drejtores së ShSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi, Kryesuesen e Bordit Drejtues, Aida Rexhepi dhe Drejtorin, Musa Vitija.

Të korruptuarit dhe kriminelët zjarrvënës e kanë vendin në burg, e jo jashtë tij ku lirinë e përdorin si mundësi për të përsëritur krimin.

Gjithashtu lexoni:

Osmani nga Hungaria: Një vizitë e rëndësishme për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë

Kusari-Lila kritikon deputetët për mospjesëmarrje në votim dhe flet për marrëdhëniet me ShBA

Haxhiu: ShBA partnere strategjike e Kosovës, roli i tyre i domosdoshëm

PDK: Mos konstituimi i Kuvendit – dëmtim i Kosovës me SHBA-të për dialogun

Dështimi i 33-të i seancës konstituive të Kuvendit

Kosova News 10/10/2022 10/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
71%
1 km/h
Tue
29 °C
Wed
29 °C
Thu
32 °C
Fri
30 °C
Sat
24 °C

Lajmet e Fundit

Malisheva mëson kundërshtarin për Ligën e Konferencës
16:37 -17/06/2025
Siljanovska-Davkova: Aktualisht nuk ka asgjë më të rëndësishme se politika e zgjerimit të BE-së
16:32 -17/06/2025
Policia zhvillon fushatë vetëdijësuese kundër ngacmimit seksual në Mitrovicën e Veriut
16:17 -17/06/2025
Raportohet për mbi 450 të vrarë nga sulmet izraelite në Iran
15:58 -17/06/2025
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij
15:58 -17/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?