Ngjarje ndodhi herët në orët 4:40 e rëndë në Prishtinë, burri i moshuar dyshohet se vrau gruan e tij
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë në orët e para të mëngjesit në orën 4:40 , ku një burrë dyshohet se e ka mbytur gruan e tij.
Rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
Ai tha se personi i dyshuar për këtë rast është një burrë 70 vjeçar, i cili është vetëdorëzuar, kurse viktimë është gruaja e tij 63 vjeçare.
“Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje të rëndë. Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit”, tha Borovci.
Ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.