Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë, Josep Borrell, është deklaruar pas takimit të ndërmjetësuar mes Kosovës dhe Serbisë, takim ky që zuri vend në Ohër të Maqedonisë së Veriut, raporton Indeksonline.
Në një konferencë për media, Borrell ka deklaruar se ishte ditë e gjatë dhe se objektivat e takimit të sotëm ishin që të arrihej një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
“Marrëveshja ishte arritur në shkurt, ndërkaq sot ishte objektive se si të implementohej arritja e marrëveshjes… Jam i lumtur t’iu njoftoj se pas 12 orësh kemi një marrëveshje. Deklaroj se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje në normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Si pjesë e këtij aneksi, të dy palët janë dakorduar për të respektuar të gjitha nenet e aneksit… Në implementimin e nenit 7 të aneksit, Kosova është pajtuar të nisë menjëherë negociatat me Bashkimin Evropian për stabilizimin e marrëdhënieve, sa i përket pakicave serbe në Kosovë… Aneksi dhe marrëvehsja janë konsideruar si adoptive. Ndonëse një tekst më ambicioz ishte propozuar në fillim, ajo çka për të cilën dy palët janë pajtuar do të jetë pjesë e integruar e secilës në rrugën evropiane… Të dy palët do të jenë të lidhura sa i përket kësaj marrëveshjeje, në mënyrë që të ndjekin rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Të dy palët do të marrin benefite të theksuara sa i përket kësaj marrëveshjeje, sepse kjo nuk është vetëm për Kosovën dhe Serbinë, por edhe për stabilitetin, sigurinë dhe prosperitetin e rajonit… Të hënën, ministrat e jashtëm evropian do të takohen në Bruksel, ndërsa të enjten do të takohen zyrtarët evropian dhe une do t’i informoj për këtë takim” tha mes të tjerash Borrell.
Joseph Borrell ka njoftuar se në aneksin e zbatimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë është adresuar edhe çështja e të pagjeturve.
Borrell tha se kjo marrëveshje nuk ishte e lehtë, dhe erdhi pas një periudhe të gjatë e të vështirë të negociatave.
“Shpesh thuhet se djalli qëndron në detaje, por nganjëherë qëndron në kalendare, në orare. Kam kënaqësinë të them se pas 12 orësh kemi një marrëveshje, për atë se si të bëhet. Mund të deklaroj që Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.
Si pjesë e këtij aneksi, palët janë përkushtuar plotësisht që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjet dhe të implementojnë obligimet e tyre përkatëse. Ky rezultat vjen pas një periudhe të gjatë e të vështirë të negociatave. Nuk mund ta fsheh këtë, nuk ka qenë gjë e lehtë”.
Tutje, Borrell tha se do të miratohet deklarata mbi persona e pagjetur si një cështje urgjente.
“Kosova është pajtuar që të fillojë menjëherë negocimin me dialogun e lehtësuar nga BE për të vendosur angazhimet për të siguruar një nivel të mirëfillt të vetmenaxhimit në Kosovë. Palët janë pajtuar gjithashtu për të miratuar deklaratën mbi personat e pagjetur të negociuar në dialogun e lehtësuar nga BE;ja si cështje urgjente”.


