Policia e Kosovës është duke kryer bastisje në zyrat qendrore të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë.
Raportohet se bastisja po bëhet në zyrën e drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.
Nuk dihen arsyet e bastisjes.
Deri tani nga Policia e Kosovës nuk janë dhënë detaje për këtë aksion, ndërkaq nga KEK-u kanë thënë se nuk ka ndonjë informacion zyrtar rreth arsyeve të kësaj kontrolle dhe se mbeten gjithmonë të hapur për bashkëpunim me organet e rendit dhe do të ofrojë qasje të plotë në cilëndo kërkesë nga këto organe dhe KEK-u mbetet në funksion të përmbushjes së interesit të përgjithshëm publik për prodhimin e energjisë dhe ofrimin e sigurisë së furnizimit me energji elektrike të qytetarëve të vendit.
KosovaNews ju sjell disa pamje – fotografi nga vendi i ngjarjes, ku shihen persona duke dalë nga zyrat e KEK-ut.



