Mbrojtja e Thaçit po vazhdon deklaratën hyrëse, duke tentuar që të hedh poshtë pretendimet e prokurorisë.
Avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, sërish insistoi se Thaçi nuk kishte pushtet real gjatë luftës, ashtu siç pretendon prokuroria se ai ka udhëhequr një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.
“Hashim Thaçi nuk kontrollonte UÇK-në, e kontrollonin komandantët e zonave”, tha ai.
Avokati Gregory Kehoe sërish mbështeti pretendimin e tij se Thaçi nuk kishte pushtet që të parandalohet apo ndëshkonte krimet e mundshme gjatë luftës.
Ai tha se Thaçi, dhe Azem Syla, që atëbotë ishte komandant i përgjithshëm i UÇK-së ishin në Rambuje, kur Syla u shkarkua dhe u zëvendësua me Sylejman Selimin.
“Hashim Thaçi nuk kishte mundësinë të parandalonte apo të ndëshkonte krimet që ndodhnin nëpër zona. Pushteti real u takonte komandantëve të zonave”, tha ai.
Për të parë gjykimin klikoni në linkun më poshtë: