KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Austria i premton ndihmë Kosovës për anëtarësim në BE dhe gatishmëri për dërgimin e trupave shtesë në KFOR
Politikë

Austria i premton ndihmë Kosovës për anëtarësim në BE dhe gatishmëri për dërgimin e trupave shtesë në KFOR

Kosova News
Kosova News 14:26 -12/01/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas pritjes nga kancelari i Austrisë, Karl Nehammer dhe nderimeve nga  Garda Ceremoniale e këtij shteti, kryeministri Albin Kurti dhe kancelari austriak kanë dalë në një konferencë të përbashkët për media.

Kancelari austriak Karl Nehammer ka premtuar ndihmë për Kosovën për t’i bindur pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Nehammer ka thënë se Austria “do të jetë urë për të gjetur mënyrën për të bindur shtetet anëtare që të mirëpresin Kosovën në familjen evropiane”.

Ai ka përgëzuar Qeverinë e Kosovës për luftimin e korrupsionit, e po ashtu ka thënë se falë punëve të bëra nga viti 2024 Kosova do ta ketë liberalizimin e vizave.

“Është me rëndësi të them, se ka shtete të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën. Është me rëndësi, që Austria të ndërtojë urë, të gjejë mënyrë për të bindur shtetet anëtare se është e drejtë dhe e rëndësishme të mirëpresin Kosovën në familjen evropiane”, ka thënë Nehammer.

Ai ka thënë se ekziston një bashkëpunim shumë i mirë mes policive të dy vendeve.

“Kosova është një prej vendeve që menjëherë ka ofruar mbështetje pas sulmit terrorist në Vjenë”, ka thënë Nehammer.

Ai po ashtu ka folur për projekte ekonomike, e veçanërisht për projekte në fushën energjetike.

Kancelari austriak Karl Nehammer ka theksuar se Austria është e gatshme të dërgojë trupa shtesë në Kosovë në kuadër të KFOR-it nëse kjo i kërkohet nga kjo e fundit.

Ai ka thënë se Austria është plotësisht e gatshme të ofrojë trupa nëse i kërkohet nga NATO dhe se është e gatshme të ndihmojë edhe për dialogun në çfarëdo lloj mënyrë.

“Kryeministri e ka adresuar këtë dhe Austria ofron numrin më të madh të trupave në KFOR si shtet nga jashtë NATO-s. Kemi më shumë se 300 ushtarë në Kosovë, mbështesim thirrjen e Kosovës për rritjen e trupave për siguri më të madhe dhe do të jemi të gatshëm të ofrojmë trupa mbështetës nëse KFOR-i na kërkon këtë gjë”, ka thënë ai.

“Të dyja palët kanë aftësi të deeskalojnë gjithë gjendjen. Si partnerë përpiqemi të ndërhyjmë vetëm kur është e domosdoshme”.

LIVE- VIDEO / Konferenca e përbashkët për media e kryeministrit Kurti dhe kancelarit Nehammer
Kurti: Dialogu duhet të çojë në marrëveshje të përqendruar në njohje reciproke

Gjithashtu lexoni:

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president

Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb

Kolona te Dheu i Bardhë: Afro një orë pritje për hyrje në kufi

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira

Kosova News 12/01/2023 12/01/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Aleanca: Nëse plotësohen kërkesat tona, e pranojmë Konjufcën president
16:22 -25/07/2026
Detaje nga aksidenti tragjik në Itali që i mori jetën të riut nga Vitia
15:42 -25/07/2026
Komandanti i KFOR-it pret në takim lamtumirës ambasadorin turk në Kosovë
15:09 -25/07/2026
Kryetari i Kamenicës merr lajmin e mirë: E vërteta mund të vonojë, por asnjëherë nuk humb
15:08 -25/07/2026
Tejkaluan kolonën nga shiriti emergjent në Ferizaj, pesë shoferë mbesin pa patentë për një vit
14:35 -25/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?