KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Akuza të ndërsjella për gjendjen në KEK, Muja ia përmendi Shalës punësimet familjare dhe kompanitë e afërta me të që kanë marrë tenderë
Politikë

Akuza të ndërsjella për gjendjen në KEK, Muja ia përmendi Shalës punësimet familjare dhe kompanitë e afërta me të që kanë marrë tenderë

Kosova News
Kosova News 13:24 -26/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetët e partive në pushtet dhe ata në opozitë, si dhe anëtarë të Qeverisë së Kosovës, shkëmbyen akuza për dyshime të aferave korruptive brenda Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK).

Diskutimi i 26 prillit në Kuvend u mbajt pas kërkesës së deputetëve opozitarë për debat parlamentar lidhur me arrestimin e kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Armend Muja duke akuzuar opozitën në këtë rast PDK-në për “lidhjet e shkurta të korrupsionit” ia përmendi deputetit Ferat Shala punësimet familjare që i ka në KEK.

“Kosova ka importuar energji në 10 vitet e fundit nga Serbia prej Vuk Hamoviqit dhe Damir Fazliqit, a ka dikush lidhje të shkurta me këta persona që vijnë nga Serbia. Në kohën e Nagipit që dy vjet nuk importohet rrymë nga Serbia”, tha Muja.

Ai shtoi se “nuk mundesh me hetu KEK-un në 10 vitet e fundit pa bosin Nijazi Thaçin dhe Arben Gjukaj. Të gjitha pikëpyetjet dhe përgjigjet i kanë këta dy persona”, tha ai.

Muja tutje i tha deputetit të PDK-së, Ferat Shala se ndër operatorët kryesor në KEK kanë qenë ndërmarrjet që drejtohen nga miqtë e tij.

“Një nga deputetët kur i kemi marrë në Komision Hetimor dhe i kemi shiku kush kanë qenë operatorët kryesor në KEK na dul “Gjeominerali”. Kjo kompani është e Idriz Thaçit dhe Enever Berishës mik i deputetit Ferat Shala e po ashtu është edhe “Trasingrupi”, miku i dytë i Ferat Shalës. Këto të dhëna nga KRPP i marrim nga djali i Ferat Shalës që punon në KRPP, të dhënat mbi bilancin e energjisë i marrim nga vajza e Ferat Shalës që punon në KOSTT dhe sa i përket minierave i marrim nga dhëndri i Ferat Shalës që është drejtor në KPMM. Këto janë lidhje të shkurta”, tha Muja.

E pas këtyre deklaratave ka reaguar deputeti Ferat Shala. Ai ia përmendi Mujës kohën e arrestimit për korrupsion, duke i thënë se nga burgu të ka nxjerr deputeti tjetër i PDK-së, Bekim Haxhiu.

“Me këta nuk replikoj sepse kam nevojë me repliku me Bekim Haxhiun kolegun tim që kur është arrestu për korrupsion në burg i ka ardhë keq i ka qu picë në stacion të policisë. Kam replikë me Bekimin që ta ka pru picën e të ka nxjerr prej burgut për korrupsion me atë kam punë”, tha Shala.

Rizvanolli pyet opozitën se pse kanë folur rrallë për politikat që i ka ndërmarrë në sektorin e energjisë e shpesh për tenderët

Më 19 prill, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi se Krasniqi u arrestua nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim të ndikimit dhe konflikt interesi.

Nga Gjykata e Prishtinës atij i është caktuar një muaj paraburgim, ndërsa pas arrestimit, pozita e tij në KEK është suspenduar me vendim të bordit të këtij institucioni.

Memli Krasniqi, kryetar i subjektit opozitar, Partia Demokratike e Kosovës, e kritikoi kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se ai po e mbron Krasniqin.

“Po flasim për dyshime për keqpërdorime marramendëse.. Në çdo vend demokratik, normal, në momentin kur është bërë publik lajmi i arrestimit të shefit të energjisë së Kosovës, që jo për koincidencë, ka qenë shefi për energji në Vetëvendosje, një kryeministër normal do duhej të kërkonte shkarkimin imediat të bordit dhe kryeshefit, pa e paragjykuar pafajësinë e tij”, tha Krasniqi.

Deputetë të kësaj partie përmendën edhe kontrata të ndryshme brenda KEK-ut, që sipas tyre, janë lidhur në mënyrë të dyshimtë.

Në anën tjetër, Driton Selmanaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se shkarkimi i Krasniqit nga bordi i KEK-ut u bë me vonesë.

“Ne e përshëndesim vendimin e bordit për pezullimin e Krasniqit. Mirëpo, kjo ka ndodhur vetëm pasi ne kemi thirrur seancë të jashtëzakonshme”, tha ai.

Kritikave të opozitës u janë përgjigjur deputetët e partisë në pushtet dhe pjesëtarë të Qeverisë, duke thënë edhe se në kohën e qeverive të kaluara ka pasur shumë keqpërdorime në sektorin e energjisë.

Mimoza Kusari-Lila, shefe e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, e fajësoi opozitën për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë.

“Jam më se e bindur se drejtësia do të triumfojë, por gjithashtu jam e bindur se kërkesa për këtë diskutim bëhet më qëllim për të tërhequr vëmendjen nga sukseset për të cilat sot do duhej të krenohej i tërë vendi”, tha ajo duke iu referuar vendimit për liberalizim të vizave dhe shtyrjen përpara të aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Kusari ironizon me opozitën: Ta sjellim Nagip Krasniqin në Kuvend me duar të lidhura

Korporata Energjetike e Kosovës është një ndër ndërmarrjet kryesore energjetike në vend. Asetet e korporatës janë nën pronësi të plotë të Qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotim nga deputetët opozitarë

Haxhiu: Kushtetuesja s’e pa si shkelje Komisionin për votimin e fshehtë

Memli Krasniqi i shkon në takim nesër Osmanit, tregon cilat do të jenë qendrimet e PDK-së

Kurti sot vendos gurthemelët e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë

PDK-ja proteston, deputetët rrinë në sallë pas dështimit të seancës

Kosova News 26/04/2023 26/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Familjarët e Zana Gjevukajt të pakënaqur me dënimin ndaj policit, paralajmërojnë ankesë
13:03 -01/07/2025
Kusari-Lila: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për mosvotim nga deputetët opozitarë
12:34 -01/07/2025
Haxhiu: Kushtetuesja s’e pa si shkelje Komisionin për votimin e fshehtë
12:31 -01/07/2025
Memli Krasniqi i shkon në takim nesër Osmanit, tregon cilat do të jenë qendrimet e PDK-së
12:01 -01/07/2025
Kurti sot vendos gurthemelët e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë
11:50 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?