Një raport i “Balkan Barometer” i cili publikohet nga Regional Cooperation Council për vitin 2023, tregon se besimi për Qeverinë e Kosovës edhe këtë vit është mjaft i lartë me 56 pikë të përqindjes, duke e renditur kështu si ekzekutivin me më së shumti besim nga qytetarët në vendet e Ballkanit Perëndimor, raporton KosovaNews.
Sipas këtij raporti, 45 për qind e qytetarëve kanë besim te ekzekutivi, ndërsa 11 për qind e tyre i besojnë plotësisht dhe pas asnjë dilemë.
Kështu marrë në total sipas këtij raporti besimi i qytetarëve për Qeverinë e Kosovës është 56 për qind.
Kjo njëherësh është edhe përqindja më e madhe që qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë dhënë për qeveritë e vendeve të tyre.
Ky raport ka nxjerr rezultatet e besimit për gjashtë vendet e rajonit, si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.
Më poshtë keni pikët për secilin vend:



