KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Balje kërkon reagim nga KPM për rastin në ‘Big Brother’
Politikë

Balje kërkon reagim nga KPM për rastin në ‘Big Brother’

Kosova News
Kosova News 12:03 -06/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Futja e Atilla Kardesh, i denoncuar si i dyshuar për dhunë në familje, në spektaklin televiziv “Big Brother Vip Kosova” në Klan Kosova ka nxitur reagimin e shumë organizatave për mbrojtjen e të drejtave të grave. Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore po zhvillon takim me Komisionin e Pavarur tё Mediave për rastin në fjalë.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Duda Balje, ka kërkuar arsye për mos reagimin e deritanishëm të KPM-së rreth rastit. Ka shtruar pyetje nëse ka bazë ligjore çështja.

“A keni pasur ndonjë bazë ligjore për të reaguar? Kjo është pyetja kryesore sepse ju jeni përgjegjës një herë, pastaj ne. Ju s’keni reaguar se unë kam pyetje se a keni pasur bazë ligjore për reagim. Ne duam të dimë a e ka shkelur Klan Kosova ligjin”, ka thënë Balje.

Balje ka thënë se e gjithë Kosova po flet për një dhunues që ka hyrë në shtëpi ku gjendet viktima.

Jeton Mehmeti, kreu i KPM-së iu është kundërpërgjigjur duke thënë se nuk kanë pasur mbledhje deri më tani për të trajtuar çështjen.

“E kemi caktuar datën e mbledhjes para disa ditëve, me datën 26 do ta kemi mbledhjen e radhës dhe do t’i trajtojmë të gjitha ankesat që na kanë ardhur për këtë shfaqje televizive”, ka thënë ai.

Luljeta Aliu, anëtare e KPM-së, tha se duhet kohë që të analizohet rasti.

“Nuk është se ne kemi të drejtë t’ia diktojmë një televizioni se kë ta thërret në spektakël e kënd jo, por jemi të vetëdijshëm që ky rast ka shqetësuar qytetarët, por edhe anëtarët e KPM-së. Është në pyetje, koha e shkurtër e trajtimit por besojmë se kjo do të trajtohet”, tha Aliu.

Gjithashtu lexoni:

QKUK zhvendos përkohësisht shërbimet e hemodializës për shkak të renovimeve

Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Shtimja shënon Ditën e Çlirimit me koncert festiv

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

Kosova News 06/11/2024 06/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Bie ndjeshëm çmimi i naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran
11:15 -15/06/2026
Pacolli paralajmëron gjoba deri në 5 mijë euro për ndotësit
10:56 -15/06/2026
Paraburgim për pesë të arrestuarit për masakrën e Reçakut
10:39 -15/06/2026
Zbriti nga autobusi, gruaja nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri
10:17 -15/06/2026
QKUK zhvendos përkohësisht shërbimet e hemodializës për shkak të renovimeve
09:37 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?