KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Balje: Kam vetëm një kërkesë, nuk bëj pazare politike për mbështetjen ndaj Qeverisë së re
Politikë

Balje: Kam vetëm një kërkesë, nuk bëj pazare politike për mbështetjen ndaj Qeverisë së re

Kosova News
Kosova News 13:51 -15/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputetja e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka deklaruar se ende nuk është kontaktuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për ndonjë takim lidhur me formimin e qeverisë së re.

Ajo ka theksuar se qëndrimi i saj mbetet i pandryshuar dhe se e vetmja kërkesë është formimi i Komunës së Boshnjakëve.

“Jo hala nuk më kanë kontaktuar askush. Kërkesën e njëjtë e kam, kurrgja s’kam ndryshu, qysh ka qenë në takimin e parë, kështu ka me qenë edhe tash. Nuk besoj që kam me ndërru ndonjë qëndrim edhe ata e dinë shumë mirë”, ka deklaruar Balje në një intervistë për IndeksOnline.

Deputetja ka treguar se është befasuar kur ka dëgjuar se zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi ka biseduar me Kurtin për nisjen e procedurave për formimin e komunës së Boshnjakëve.

“Dy ditë para zgjedhjeve kam dëgju se zv.kryeministrja Emilia Rexhepi ka folë me kryeministrin Kurti se është tani gati të fillojë procedurat për Komunën e Boshnjakëve. Kur e kam dëgjuar këtë jam befasur, sepse kur kam folë me kryeministrin ka qenë shumë kundër,” ka shtuar ajo.

Balje ka nënvizuar se nuk është e gatshme të bëjë pazare politike për mbështetje ndaj Qeverisë së re.

“Unë nuk du me bo pazare, nuk jam për kurgjo, vetëm për formimin e komunës së Boshnjakëve,” ka theksuar deputetja boshnjake

Sipas Kushtetutës, nëse Qeveria nuk arrin të marrë shumicën e votave në Kuvend, presidentja duhet që brenda 10 ditësh të mandatojë një kandidat tjetër. Nëse dështon edhe tentativa e dytë, presidentja është e obliguar të shpallë zgjedhje të reja, të cilat duhet të mbahen brenda 40 ditësh nga shpallja e tyre.

Aktualisht, kanë mbetur edhe 11 ditë deri në përfundimin e afatit 15-ditësh, brenda të cilit duhet të paraqitet për miratim përbërja dhe programi i Qeverisë së re.

Për ta formuar Qeverinë, Albin Kurtit i nevojiten të paktën 61 vota. Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka dalë parti e parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, ka 48 deputetë. Përkrahje ka nga shtatë deputetë të komuniteteve joserbe dhe nga deputeti Nenad Rashiq.

Megjithatë, mbështetja e deputetes boshnjake Duda Balje, e atij egjiptian Veton Berisha dhe e deputetit goran Adem Hoxha, ende nuk është e sigurt. Kjo e bën të domosdoshme për Vetëvendosjen sigurimin e të paktën edhe pesë votave shtesë për të formuar shumicën parlamentare.

Në Vetëvendosje kanë lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe me parti të tjera, përfshirë Nismën Socialdemokrate. Megjithatë, negociatat e mëhershme me Nismën, e cila ka tre deputetë, nuk kanë prodhuar marrëveshje, pasi partia kishte kërkuar që kryetar i Kuvendit të propozohej kryetari i saj, Fatmir Limaj

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj: Integrimi në BE është punë e përbashkët e të gjitha institucioneve

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 15/10/2025 15/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Mot me diell dhe temperatura deri në 29°C
08:20 -23/07/2026
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin e vrasjes së policit Muhamet Lika
08:18 -23/07/2026
Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale
22:38 -22/07/2026
Ukraina godet 13 anije ruse në Detin e Zi dhe Detin Azov, rritet izolimi i Krimesë
22:18 -22/07/2026
Universiteti i Prishtinës nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
21:21 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?