Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, sot u takua me Ministrin e Mbrojtjes së Mbretërisë së Suedisë, Pål Johnson, në suaza të Konferencës Ndër-parlamentare për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe Siguri këtu në Parlamentin e Suedisë në Stokholm.
Në këtë takim ata biseduam për invazionin rus në Ukrainë si dhe aspektet e veçanta të sigurisë së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë në sferën mbrojtjes.
Përveç kësaj, ata diskutuan edhe për mundësitë e rritjes së ndërveprimit mes dy vendeve.
Bajqinovci dhe Johnson u pajtuan edhe që t’i mirëmbajnë kontaktet dhe të punojnë së bashku në funksion të përfitimit të përbashkët duke e zgjeruar shkëmbimin dhe bashkëpunimin ushtarak mes Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë.
“Ky ndryshim rapid i situatës së politikës dhe të sigurisë ndërkombëtare, vë në pah bashkëpunimin e ngushtë mes partnerëve, në fushën e mbrojtjes”, shkroi Bajqinovci në Facebook.