KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bajqinovci: Nuk duhet të kthehen sërish në polici njerëz të MUP-it dhe kriminelë të “rojeve të urës”
Siguri

Bajqinovci: Nuk duhet të kthehen sërish në polici njerëz të MUP-it dhe kriminelë të “rojeve të urës”

Kosova News
Kosova News 18:48 -16/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se beson shumë se vendimi i Qeverisë së Kosovës në një formë apo në një tjetër, do të zbatohet. Krahas kësaj, presioni më i madh në vend po bëhet nga brenda vendit dhe sipas tij, duhet të hapen konkurse dhe të pranohen qytetarë të komunitetit serb që do t’i shërbenin me devotshmëri Kosovës.

Bajqinovci nuk mendon se do të ishte mirë që disa nga policët serbë të ktheheshin në detyrë duke besuar se të njëjtit, ishin futur në polici duke  pasur dosje kriminale.

Ai ka thënë se krahas kësaj, do duhej të hapeshin konkurse të reja.

“Unë e di se Marrëveshja e Brukselit ka futur njerëz me dosje kriminale që kanë qenë pjesëtarë të MUP-it, të grupeve kriminale si ‘Rojet e urës’ dhe sot kanë uniformën, e zhveshin sa herë kanë qef. Unë mendoj se nuk do të ishte mirë që ata të kthehen por duhet të hapen konkurse dhe të pranohen qytetarë të komunitetit serbë që do t’i shërbenin me devotshmëri Kosovës”, ka deklaruar ai në RTV Dukagjini.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se në një formë apo në një tjetër, vendimet e Kosovës do të zbatohen dhe Kosova do të dal fitimtare në raport me Serbinë.

Bajqinovci ka thënë se ndonëse nuk ka ide se çfarë i  është propozuar Kosovës, fitoren e kësaj të fundit nuk e ka në dyshim.

“Kosova prapë do të jetë fituese. Do të ketë takime në të ardhmen dhe besoj shumë se ky vendim i Qeverisë në një formë apo në një tjetër, ky vendim i Kosovës do të zbatohet”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, ai ka thënë se presioni më i madh lidhur me situatën në Veri të Mitrovicës po vjen nga brenda vetit. Sipas tij, nuk ka debat ku analistët nuk kursejnë komentet për shkallëzim të situatës.

“Më  shumë ka presion nga brenda sesa nga ndërkombëtarët. Nuk ka medium ku nuk ulen analistët dhe thonë se pritet luftë… nuk është bash ashtu. Presioni më i madh po bëhet nga brenda”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, ai ka thënë se shpreson që të realizohet një marrëveshje e cila do të evitonte përshkallëzimin e situatës nga serbët. Tek kjo e fundit ai ka përmendur rastet  e veturave të djegura nga serbë të drejtuar nga Beogradi i Serbisë.

Sipas tij, situatë nuk  po shtrohet në realitetin e saj gjersa është Serbia ajo e cila po e “kamuflon” situatën dhe se kjo e fundit po përdorë “tensionet” për të iu shmangur marrjes së vendimit. Por sipas Bajqinovcit, Kosova po zbato vetëm vendimet e marrëveshjes së Brukselit.

Lidhur me njoftimin e diskutimeve dhe rasteve të tjera për të cilat Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u kritikua nga opozita se nuk ishte transparent, Bajqinovci ka thënë se Kurti do të njoftoj Kuvendin e Kosovës në momentin e pare të diskutimeve në Bruksel, ato të cilat po i mohon Serbia./RTV Dukagjini/

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator

Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona

Kur vendimet flasin më shumë se zhurma: Profili i gjyqtares Rovena Kastrati

Policia realizon dy ekstradime: Njëri dërgohet në Gjermani, tjetri sillet në Kosovë

Kosova News 16/11/2022 16/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit
15:00 -16/07/2026
Kamberi publikon dokumentin, dorëzohet kërkesa për shkarkimin e ministres Paunoviq
14:52 -16/07/2026
Deklaratat e Paunoviqit kundër Kosovës, Marta Kos: E habitshme që vazhdon të jetë ministre
14:29 -16/07/2026
Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës
14:08 -16/07/2026
Ambasada britanike dënon deklaratat e ministres serbe
13:57 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?