Kandidati i VV-së për deputet, Mefail Bajqinovci ka mbajtur tubim elektoral në Kolovicë të Prishtinës, ku ka thënë mobilizimi dhe përkrahja në këtë lagje po rritet.
Bajqinovci tha se u dëshmua edhe një herë mbështetja e fuqishme për vazhdimin e rrugës së progresit dhe zhvillimit me Levizjen Vetëvendosje.
“Mobilizimi dhe përkrahja në lagjen Kolovicë të Prishtinës po rritet!
Sonte, para qindra banorëve të lagjes Kolovicë, u dëshmua edhe një herë mbështetja e fuqishme për vazhdimin e rrugës së progresit dhe zhvillimit me Levizjen Vetëvendosje!
Lëvizja 118
Albin Kurti 1
Mefail Bajqinovci 48”, ka shkruar Bajqinovci në një postim në facebook.


