Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet të Kuvendit të Kosovës, Mefail Bajqinovci ka vizituar Komunën e Ferizajit, ku është mirëpritur nga qytetarët e kësaj komune.
Bajqinovci ka thënë se po dëshmohet dita-ditës se VV-ja po merr përkrahje të jashtëzakonshme cep më cep të vendit tonë.
Ndër të tjera, Bajqinovci ka shtuar se angazhimi dhe organizimi janë forca jonë, dhe mbështetja juaj është garancia e suksesit
“Pas Prishtinës, në Ferizaj!
Po dëshmohet dita-ditës se Lëvizja Vetëvendosje po merr përkrahje të jashtëzakonshme cep më cep të vendit tonë. Angazhimi dhe organizimi janë forca jonë, dhe mbështetja juaj është garancia e suksesit.
Një falënderim i veçantë për Dan Ramushin dhe ekipin e tij për punën dhe përkushtimin në këtë organizim të jashtëzakonshëm në Ferizaj.
#MefailBajqinovci48”, ka shkruar Bajqinovci në një postim në facebook.


