Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci thotë se 8 laboratorë droge ka shkatërruar policia jonë në 24 muaj në katër komunat në veri të vendit.
“Këto komuna prej dhjetorit 2013/janarit 2014 janë të drejtuara nga Lista Serbe dhe prej 2013 kanë pasur drejtor regjioni dhe komandant policie serb, të zgjedhur nga Lista Serbe. Por vetëm tash Policia e Kosovës gjeti dhe shkatërroi mesatarisht një laborator droge çdo 3 muaj.
Çfarë ka bërë vallë komandanti i Policisë i dalë nga marrëveshja e 19 prillit 2013 në veri?”, shkruan ai.