Kandidati i VV-së për deputet, Mefail Bajqinovci ka takuar qytetarët llapjan në fshatin Sibovc të Podujevës, me të cilët ka bashkëbiseduar për mobilizimin e madh.
Bajqinovci, me këtë rast ka thënë se energjia, përkushtimi dhe mbështetja janë të jashtëzakonshme nga ata dhe se me punë dhe bashkëpunim, do të sigurohet fitorja e radhës e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Cep më cep të Llapit, drejt fitores së 9 shkurtit!
Në Sibovc të Podujevës, në konakun e Muharrem Islamit, ku bashkëbiseduam për mobilizimin e madh që po ndodh në Llap.
Energjia, përkushtimi dhe mbështetja janë të jashtëzakonshme. Me punë dhe bashkëpunim, do të sigurojmë fitoren e radhës të Lëvizjes Vetëvendosje!
Lëvizja 118
Mefail Bajqinovci 48”, ka shkruar Bajqinovci në një postim në facebook.


