Kandidiati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Mefail Bajqinovci ka thënë se janë shpërndarë shpifje dhe gënjeshtra ndaj kandidatit të tyrë për kryeministër të Kosovës, Albin Kurtit kinse nuk dëshiron t’i fitojë zgjedhjet elektorale të cilat do të mbahen me 9 shkurt të këtij viti.
Bajqinovci ka thënë se mbështetja ndaj VV-së është në rritje çdo ditë e më shumë dhe se Albin Kurti së bashku me ekipin e tij janë të përkushtuar maksimalisht për të vazhduar punën e mirë që po bëhet në Kosovë.
“Thashethemet kinse Albin Kurti nuk po don me i fitu zgjedhjet që po janë shpërndarë nëpër kuloare nga ata që e dinë se përkrahja për Lëvizjen Vetëvendosje po rritet çdo ditë. Kur s’të ecën asnjë taktikë tjetër, e vetmja gjë që të mbetet është shpifja dhe përhapja e gënjeshtrave.
E vërteta është e thjeshtë: Albin Kurti dhe ekipi i tij janë të përkushtuar maksimalisht për të vazhduar punën e mirë që po bëhet në Kosovë. Krejt municionet që i kanë harxhuar për të na goditur deri tash nuk dhezën, dhe s’do të dhezin as në të ardhmen, sepse qytetarët e dinë kush po punon për ta e kush me fjalë boshe.
Mobilizimi jonë nuk ndalet. Fitore më 9 shkurt 2025!
Lëvizja118
AlbinKurti1
MefailBajqinovci48”, ka shkruar Bajqinovci në një postim në facebook.


