KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bad News Eagles hyn në top 20 ekipet më të mira në botë
Sport

Bad News Eagles hyn në top 20 ekipet më të mira në botë

Kosova News
Kosova News 11:09 -11/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kualifikimi në fazën “Legends” të Majorit në Paris ka bërë që Bad News Eagles, ekipi kosovar të hyjë në top 20 ekipet më të mira në botë.

Në renditjen e re të publikuar nga HLTV, Bad News Eagles është e 20-ta dhe ka ngjitur 11 pozicione më lartë.

Ata kanë grumbulluar gjithsej 166 pikë për të rrëmbyer këtë pozicion fantastik – ndërkohë që motivimi i lojtarëve është tejet i madh.

Bad News Eagles e nisin me sukses kualifikimin ne Major, pasi fituan ndeshjen ndaj GamerLegion me rezultat të përgjithshëm 2-1 me mapa, për të kaluar direkt në fazën ‘Legends Stage” – që është rekord historik për një ekip nga Ballkani.

Ekipi kosovar në CS:GO, Bad News Eagles për të tretin vit më radhë është kualifikuar në ligën më prestigjioze në këtë video-lojë.

Për t’u kualifikuar në turneun e madh të CS:GO Blast Paris Major, BNE është përballur me ekipin FaZe, që renditet i dyti në botë.

Shqiponjat drejt Parisit – Bad News Eagles kualifikohet për herë të tretë në Major

BNE ka arritur të triumfojë kundër skuadrës amerikane, FaZE, me rezultat të përgjithshëm 2:0.

Ndeshja është zhvilluar në formatin “Best of 3”, map-i i parë ka qenë “Inferno”, e cila përfundoi me rezultat 16:10 për ekipin kosovar, dhe map-i i dytë “Mirage”, i zhvilluar në mënyrë fantastike nga BNE, duke triumfuar me rezultat 16:14.

Në Majorin e vitit të kaluar në Brazil, ekipi shqiptar po ashtu pati mposhtur ekipin FaZe duke e eliminuar atë nga gara në Rio, derisa mbanin epitetin si më të mirët në botë.

Kujtojmë se Bad News Eagles janë kualifikuar dy herë radhazi në Major, madje në të dyja rastet kanë arritur fazën “Legends Stage”.

Por, Bad News Eagles asnjëherë nuk ka arritur në fazën e fundit “Champions Stage”, por që nga fillimi i këtj rrugëtimi me tri fitore në Blast Paris Major, pritet që të shkruajnë histori suksesi në CS:GO.

Gjithashtu lexoni:

Sulmuesi i Egjiptit shpërthen ndaj gjyqtarit pas eliminimit: Kupa po i jepet Argjentinës

Argjentina mposht Egjiptin me përmbysje dhe kalon tutje

Spanja eliminon Portugalinë, Ronaldo largohet me lot në sy

UEFA kritikon ashpër FIFA-n lidhur me vendimin për Balogunin

FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës

Kosova News 11/04/2023 11/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot
09:49 -08/07/2026
Begaj në Kosovë, policia merr masa të sigurisë
09:24 -08/07/2026
Arrestohet një i dyshuar për kërcënim ndaj ministrit Sveçla
08:51 -08/07/2026
Pishina e Gërmisë mbyllet përkohësisht deri në përfundimin e analizave
08:49 -08/07/2026
Elezi: Sot KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të 7 qershorit
08:47 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?