Një person nga komuna e Malishevës është arrestuar herët në mëngjes.
Policia e Kosovës njofton se arrestimi i tij ka ndodhur në orën 2:55 të mëngjesit të djeshëm, nën dyshimin se e ka sulmuar vajzën e tij të mitur.
“Malishevë, 07.08.2022 – 02:55. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ai ka sulmuar fizikisht vajzën e tij të mitur”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se për shkak të disa lëndimeve vajza ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërkaq policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari i arrestuar është dërguar në mbajtje për 48 orë deri në marrjen e një vendimi tjetër nga organet e drejtësisë./KosovaNews/


