KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Babai i viktimës që u vra vitin e kaluar në Ferizaj: Ma ka vra të vetmin djalë, ma ka humb krejt familjen
Siguri

Babai i viktimës që u vra vitin e kaluar në Ferizaj: Ma ka vra të vetmin djalë, ma ka humb krejt familjen

Kosova News
Kosova News 12:45 -12/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në seancën e së martës në Gjykatën Themelore në Ferizaj, në gjykimin ndaj të akuzuarit Qëndrim Januzi, është dëgjuar babai i viktimës G.H., Vehbi Hyseni, i cili tha se i akuzuari ia ka vrarë të vetmin djalë.

“Ma ka vra të vetmin djalë, ma ka humb krejt familjen. Ka qenë djali i vetëm, i kam 5 vajza, tha ai.

Januzi po akuzohet se privoi nga jeta G.H, më 28 maj 2022, me pretendimin se i njëjti ia kishte djegur një veturë vëllait të tij.

Hyseni rrëfeu se si e kishin kuptuar për vrasjen e të birit, ndërsa tha se nuk ishte në dijeni se djali i tij kishte probleme me tani të akuzuarin.

“Kam tentu me hy brenda, Policia nuk me kanë lejuar, aty kam vërejtë nipin tim Ramadan Sahiti që ishte i gjakosur. Djali i vëllaut m’ka marrë m’ka thanë eja shkojmë në shtëpi sepse G., e shohmi ma vonë në Spitalin e Prishtinës se janë tu e dërgu atje dhe ne jemi largu nga aty kemi hy në shpi. Pastaj, pas 10 minutave kanë ardhë mjekët te shtëpia, na kanë dhënë injeksione dhe aty kam kuptuar se është diçka tragjike, dhe brenda pak minutave kuptova se G., ka ndërruar jetë. Nga ai moment ne kemi qenë pothuajse pa vetëdije, sepse nuk kemi qenë në dijeni paraprakisht lidhur me problemet që kanë pasur djali im me Qëndrimin. Kjo për neve ka qenë pa paralajmërim i zënë në befasi, ne jemi njerëz kemi mund të kuptohemi, mirëpo ndodhi në mënyrë tinzare, ma ka humb krejt familjen, ma ka vra të vetmin djalë”, tha Hyseni.

“Sipas aktakuzës së Prokurorisë, me datë 28 maj 2022, rreth orës 00:53, në Ferizaj, në rrugën “Rexhep Bislimi”, përkatësisht para hyrjes së marketit “Euro Market”, i pandehuri me dashje dhe përgatitje paraprake ka privuar nga jeta tani të ndjerin G.H, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme lidhur me një veturë të vëllait të tij për të cilën i pandehuri ka pretenduar se i është djegur nga ana e tani të ndjerit, me ç’rast me të takuar të ndjerin, ka shtënë gjashtë (6) herë në drejtim të tij me armë zjarri, të tipit “SAUER model 38 H” e kalibrit 7.65mm dhe si pasojë e të shtënave nga plagët e marra i ndjeri ndërron jetë ashtu siç është konstatuar në raportin e autopsisë, me të cilin konstatohet shkaku i vdekjes, e cila ka ardhur si pasojë e plagëve të marra nga predhat e armës së zjarrit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë lidhur me ngritje të aktakuzës, shkruan Betimi për Drejtësi.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

“Po ashtu, sipas aktakuzës, i pandehuri Q.J., nga koha e pa përcaktuar e deri me datën 28.05.2022, në Ferizaj, pa autorizim dhe në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët në Kosovë, ka poseduar armën e markës “SAUER model 38H” e kalibrit 7,65 x 17mm, me një karikator me kapacitet prej (8) tetë fishekëve të kalibrit 7.65x17mm, me të cilën armë kishte kryer veprën penale të përshkruar si në dispozitivin e I të kësaj aktakuze, ku e njëjta sekuestrohet”, thuhet tutje.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, paragrafi 1 të KPRK-së,

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës kompetente në Ferizaj, që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartcekur të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale për të cilën akuzohet.

Gjithashtu lexoni:

Edhe sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë

Aksident fatal në Pejë, treni godet për vdekje një grua

Komandanti i KFOR-it: NATO-ja vazhdon të bashkëpunojë me të gjitha organizatat e sigurisë në Kosovë, në përputhje me mandatin e saj afatgjatë të OKB-së

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Kosova News 12/09/2023 12/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Moti me diell dhe temperatura deri në 36°C
09:17 -03/08/2026
Edhe sot kufizime për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë
08:37 -03/08/2026
Kaq euro shitet një litër naftë sot në Kosovë
08:35 -03/08/2026
Aksident fatal në Pejë, treni godet për vdekje një grua
08:33 -03/08/2026
Sveçla: Serbia vazhdon të mbetet si në kohën e Millosheviqit
22:51 -02/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?