Policia kufitare e Kosovës vazhdon me angazhimet e saj për parandalimin e kontrabadimit me mallra.
Kësaj radhe malli pa asnjë dokumentacion është kapur dje në mbrëmje në një pike kontrolli në Zupç.
“Rreth orës 20:15, Policia kufitare e Kosovës gjatë një pike kontrolli në Zupç kanë hasur në një automjet kombi VW transporter, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, ku pas kontrollit ne automjet janë gjet rreth 16 thasë të mëdhenjë me tapeta muri të ndryshme”, njofton Policia.
Për gjithë këtë mall të transportuar i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument.
Bëhet e ditur se për rastin janë njoftuar njësitet relevante policore dhe malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës për procedura të mëtejme./KosovaNews/

