KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Debati parlamentar për rritjen e çmimeve, Mustafa: Të hiqet akciza dhe TVSH-ja për tre muaj
Ekonomi

Debati parlamentar për rritjen e çmimeve, Mustafa: Të hiqet akciza dhe TVSH-ja për tre muaj

Kosova News
Kosova News 12:11 -30/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa në debatin parlamentar për rritjen e çmimeve tha se kostoja në disa produkte ushqimore ka arritur deri në 83 për qind.

Sipas Mustafës, qytetarët janë nxënë ngushtë lidhur me shtrenjtimin e çmimeve.

“Inflacioni në Kosovë ka tejkaluar 12.5 për qind për muajin maj, po i presim të dhënat për qershor, ku me gjasë do të janë më të larta. Në disa produkte ushqimore kjo rritje e çmimeve është kaluar deri në 83 për qind. Në vaj luledielli, çmimi i fundit është rreth 3 euro, vezët me 3.25 euro, qumështi me 1.15 euro, miell gruri me 16 euro për 25 kilogramë, buka prej 50 deri 60 cent, e kështu me radhë”, tha Mustafa.

Ai theksoi se rritja e çmimeve të derivateve përbën rreth 70 për qind të produkteve ushqimore.

“Çmimi i derivateve përbën diku rreth 70 për qind të produkteve ushqimore. Rritja e tyre, rrit koston e transportit e rrjedhimisht rrit pothuajse të gjitha produktet në treg. Rrjedhimisht në ndërtimtari kemi rritje të çmimeve deri në 24.6 për qind, te prodhimi 9.7 për qind të kostos duke ulur kështu konkurrueshmërinë e kompanive vendore. Ndërsa, te produktet që importohen nga shtete tjera, kemi një inflacion prej 21.8 për qind”, theksoi ai.

Mustafa tha se propozimi i LDK-së është mjaftë i thjeshtë dhe përbën dy masa konkrete.

“Propozimi i LDK-së është mjaft i thjeshtë, ku kemi të bëjmë me dy masa konkrete. Fillimisht reduktimi i akcizës dhe TVSH-së për një periudhë tremujore, me mundësi vazhdimi edhe për tre muaj sipas rrethanave të tjera ndërkombëtare, si dhe të zgjerohet lista e produkteve me TVSH të reduktuar”, tha Mustafa.

Në fund, ai tha se qytetarëve po iu rritet kostoja e jetesës.

“Pagat nuk kanë ndonjë rritje të ndjeshme dhe qytetarët janë të nxënë ngushtë. Njërën anë kanë çmimet që po rriten çdo ditë dhe në anën tjetër pagat që nuk po rriten dot. Qytetarëve të Kosovës po iu rritet kostoja e jetesës në ushqim, në veshmbathje, në derivate dhe në energji elektrike”, përfundon ai. 

Gjithashtu lexoni:

Irani fillon hakmarrjen, lanson qindra raketa drejt Izraelit

KQZ-ja planifikon mbi 16 milionë euro për zgjedhjet lokale

BE-ja reagon për arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe

Japin dëshmi dy zyrtarë policorë në seancën gjyqësore në rastin “Banjska”

Humb jetën një 55-vjeçar në Skenderaj pas rrokullisjes me traktor

TAGGED: Besian Mustafa, Kuvendi i Kosovës, Ldk, Rritja e Çmimeve
Kosova News 30/06/2022 30/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
clear sky
27° _ 25°
39%
6 km/h
Fri
26 °C
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Haziri: Vetëvendosje e ka prishur koalicionin me LDK-në, Kurti njëanshëm ka bërë edhe shkarkime
22:35 -13/06/2025
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trumpi bisedon me Netanyahun dhe princin arab
22:29 -13/06/2025
Gjiganti evropian i ofron Paul Pogbas kontratë dyvjeçare
21:28 -13/06/2025
Irani fillon hakmarrjen, lanson qindra raketa drejt Izraelit
20:50 -13/06/2025
Komandanti i Gardës iraniane paralajmëron sulme të fuqishme ndaj Izraelit
20:15 -13/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?