Miroslav Lajçak është duke qëndruar në Kosovë. Ai sot ka paralajmëruar se do të qëndrojë në komunat e Mitrovicës Veriore.
Emisari i Bashkimit Europian ka njoftuar se atje do t’i takojë kryetarët e komunave, dhe do t’i vizitojë pikëkalimet kufitare.
Lajçak ka qëndruar që dy ditë në Kosovë ku ka takuar kryeministrin e vendi, Albin Kurtin, dhe drejtuesit e partive opozitare.
Pas përfundimit të vizitës në Kosovë, Lajçak do të udhëtojë drejt Beogradit, kryeqendrës së serbëve.