KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Greva në sektorin publik – Ministria e Financave, grevistëve: Do t’ua ndërprejmë pagën
Arsim

Greva në sektorin publik – Ministria e Financave, grevistëve: Do t’ua ndërprejmë pagën

Kosova News
Kosova News 13:07 -25/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Sektori publik në Kosovë nga sot ka nisur grevën e përgjithshme, pasi që sindikalistët nuk kanë arritur të bien dakord me Qeverinë e Kosovës rreth kërkesës së tyre për mbështetje prej 100 eurove.

E pas fillimit të grevës, Ministria e Financave ka kërkuar nga Këshilli Grevist listën e personave që po marrin pjesë në grevë për t’ua ndalur pagën sipas neni 18 të Ligjit për Greva.

Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Enis Spahiu në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar se një email lidhur me çështjen e pezullimit nga paga i ka përcjellë anëtarit të Këshillit Grevist, njëherit edhe përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, Ali Sefaj. Spahiu tha se paga e secilit grevist do të pezullohet për aq kohë sa qëndron në grevë.

Në komunikimin zyrtar përmes emailit që Spahiu i ka dërguar Sefajt shkruan “ju njoftoj që këtë njoftim ne (po flas për SP-të që janë punëdhënës nëpër ministri) do të duhej të pranonim së paku shtatë ditë para grevës, në përputhje me nenin 8 të Ligjit për Greva. Sidoqoftë, neve respektojmë të drejtën e zyrtarëve për grevë dhe do të mundohemi maksimalisht të përmbushim obligimet ligjore për mbajtjen  e grevës dhe mos diskriminimin e zyrtarëve që marrin pjesë”.

Më tej në emalin e Spahiut theksohet se janë të detyruar të ndërmarrin disa veprime menaxheriale për sigurimin e informatave lidhur me grevën në zbatimin e dispozitave të Ligjit për Greva.

“Konkretisht, duhet të sigurojmë materiale përkatëse për përmbushjen e kushteve ligjore për mbajtjen e grevës (procedurale dhe materiale) dhe listën e zyrtarëve që marrin pjesë në grevë, me qëllim të pezullimit të detyrimeve që rrjedhin nga kontrata e punës, duke përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar, siç përcaktohet në  nenin 18, paragrafi 1, i Ligjit për Greva. Ju garantojmë që këto veprime nuk do ta pengojnë grevën, as që do të përçojnë një mesazh të tillë dhe në asnjë mënyrë nuk do të ndërhyjmë në vendimin vullnetar të secilit zyrtar për grevë. Shpresoj që edhe ju e kuptoni këtë dhe e përcjellni këtë informatë kolegëve tuaj dhe pjesëmarrësve në grevë”, thuhet në emailin e zv.sekretarit të Përgjithshëm të MF-së.

Anëtari i Këshillit Grevist, njëherit edhe përfaqësues i Shoqatave Sindikale të nivelit qendror, Ali Sefaj i ishte drejtuar mëngjesin e sotëm Ministrisë së Financave ku i kishte njoftuar për grevën që do të mbahej, si dhe vendimin i cili ishte marrë pak ditë më parë.

“Siç jeni të njoftuar, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka shpallur Grevë të Përgjithshme në Sektorin Publik, e të cilës i është bashkuar edhe administrata shtetërore – shërbyesit civil në nivelin qendror dhe lokal. Greva mbahet në institucione në vendin e punës në pajtim me paragrafin 1 të nenit 10 të  Ligjit për Grevat nga ora 8 deri në 16 dhe gjatë grevës nuk punohet. Kërkojmë nga ju të krijoni kushte dhe të mos pengoni mbajtjen e grevës e cila ka për qellim mbrojtën dhe avancimin e statusit dhe të drejtave të shërbyesve civil. Greva do vazhdoj deri në realizimin e kërkesave të shërbimit civil”, thuhej në emalin e Sefajt drejtuar MF-së.

Këshilli i Prindërve nuk e përkrahë grevën e SBASHK-ut: Me ligj nuk mund të mbyllen kopshtet pasi kemi kontratë me komunën

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”

Stipe Mesiq shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit

Osmani: Kurban Bajrami është një thirrje për reflektim mbi vlerat

Kosova News 25/08/2022 25/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sat
21 °C
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?