KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Siguri

Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kosova News
Kosova News 08:24 -12/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë edhe sot mbahet seanca gjyqësore në rastin e ish- krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçt, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit.

Vazhdimi i procesit bëhet me paraqitjen e provave nga ana e Zyrës së Prokurorisë Speciale, respektivisht me dëgjimin e dëshmitarëve.

Edhe seanca e sotme mund të mbahet me dyer të mbyllura në shumicën e kohës, kur dëshmitarët japin dëshmitë e tyre.

Në fazën e provave në këtë gjykim, personi i parë që ka nisur dëshminë, të martën, është një grua. Por që kjo seancë kaloi në private.

Dëshmitarja e parë e Prokurorisë në Hagë po vazhdon të intervistohet në seancë private

Në seancën e së martës, Prokuroria kërkoi që të pranohen si prova- materiale shtesë. Por, ky propozim u kundërshtua nga mbrojtësi i Selimit, avokati Geoffrey Roberts, i cili tha se është e çuditshme që secili dëshmitar që sjellë material të ri, të pranohen si informata shtesë.

Duke pasur një kundërshtim të tillë, prokurori Matt Halling kërkoi të kalohet në seancë private për parashtrimin e pyetjeve për dëshmitaren.

Ndryshe javën e kaluar janë mbajtur seancat, ku kanë folur prokuroria, mbrojtja dhe të akuzuarit.

Aktakuza e parë kundër katër të akuzuarve u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe u bë publike më 5 nëntor 2020.

Sipas aktakuzës, krimet e paraqitura në të u kryen më së paku prej marsit 1998 deri në shtator 1999 në disa vendndodhje në Kosovë, si edhe në Kukës dhe Cahan, në Shqipërinë Veriore. Pretendohet se këto krime u kryen nga anëtarë të UÇK-së kundër qindra civilëve dhe personave që nuk merrnin pjesë në luftime. Në aktakuzë pretendohet se Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi kanë përgjegjësi penale individuale për krime që u kryen në kontekstin e një konflikti të armatosur jo ndërkombëtar në Kosovë dhe ishin pjesë e një sulmi gjerësisht të përhapur dhe sistematik kundër personave që dyshoheshin se ishin kundër UÇK-së.

Gjithashtu lexoni:

Bajrami: VV-ja po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

Musliu: Serbia po e përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën

Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE

Osmani: Loxha ishte më shumë se fushëbetejë, simbol i rezistencës për të mos u kthyer kurrë në robëri

Gjuajti me armë në rrethana të paqarta, IPK rekomandon suspendimin e një polici

Kosova News 12/04/2023 12/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
21° _ 21°
64%
2 km/h
Sun
34 °C
Mon
37 °C
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
19 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami: VV-ja po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues
19:18 -06/07/2025
Musliu: Serbia po e përdor rrjetin MTS për të destabilizuar Kosovën
18:51 -06/07/2025
Kosova U18 pëson humbje nga Islanda
18:28 -06/07/2025
Peci publikon foto nga Mitrovica Veriore: Freski, qetësi e siguri në veri
18:03 -06/07/2025
Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE
17:31 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?