Kryeparlamentari Glauk Konjufca e pret sot në takim kongresmenin amerikan, Ritchie Torres.
Sipas njoftimit zyrtar, takimi mbahet në 13:30.
Konjufca qysh me ardhjen në vendit tonë të kongresmenit Torres e ka vlerësuar këtë të fundit si një mik i madh i shtetit të Kosovës.
Konjufca ka kujtuar fjalimin e kongresmenit Torres për Kosovën në Dhomën e Perfaqësuesve, përcjell KosovaNeës.
“Gjatë një fjalimi të tij në Dhomën e Përfaqësuesve, Torres kishte thënë: “Kosova ka ndërtuar një demokraci në rritje, në zemrën e së cilës SHBA-ja e ka vend të veçantë. SHBA-ja nuk ka mik më të mirë në Evropën Jugore se Kosova dhe Kosova nuk mund të ketë mik më të mirë në botë se SHBA-në” shkroi ditë më parë Konjufca.
Ndërkohë, kryekuvendari Glauk Kojufca sot do të nënshkruajë edhe Memorandum Mirëkuptimi me organizatën Vatra.


