Sot në orët e pasdites ka dhënë dorëheqje Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.
Burimet e KosovaNews brenda Ministrisë së Shëndetësisë, e kanë konfirmuar lajmin për dorëheqjen e ministrit në fjalë.
Sipas këtyre burimeve, ministri Latifi dorëheqjen e ka bërë vetëm në mënyrë verbale dhe këtë gjë është zotuar se do ta bëjë edhe zyrtarisht.