KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » AVONET: Dënojmë dhunën e Policisë ndaj gjashtë të rinjve në Vushtrri, hetim urgjent dhe llogaridhënie
Siguri

AVONET: Dënojmë dhunën e Policisë ndaj gjashtë të rinjve në Vushtrri, hetim urgjent dhe llogaridhënie

Kosova News
Kosova News 13:39 -09/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Rrjeti i OJQ-ve, AVONET ka shprehur shqetësim të thellë për siç thonë incidentin e ndodhur më 2 nëntor 2024, në Vushtrri, ku 6 të rinj (2 të rritur dhe 4 të mitur), kanë pësuar dhunë fizike nga dhjetëra pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

AVONET thekson se sipas informacioneve që janë raportuar, Policia kishte marrë informacion se në atë veturë ndodhej një person i kërkuar, por rezultoi se personi i kërkuar nuk ishte në atë veturë.

“Përkundër kësaj, të rinjtë kanë pësuar lëndime trupore, përfshirë lëndime në hundë, ballë dhe shpinë si rezultat i dhunës policore.

AVONET dënon ashpër këto veprime, të cilat janë në kundërshtim të plotë me Ligjin për Policinë, Udhëzimin Administrativ për kryerjen e detyrave dhe autorizimeve policore dhe Udhëzimin Administrativ për përdorimin e forcës nga zyrtarët policorë. Sjellje të tilla nga ana e policisë jo vetëm që bien ndesh me ligjin, por cenojnë drejtpërdrejt të drejtat e njeriut dhe dëmtojnë rëndë imazhin e Policisë së Kosovës”, thuhet në reagim.

AVONET tutje thekson se mosreagimi dhe mungesa e një deklarate publike nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë rast është edhe më shqetësuese.

“Në një situatë ku të rinjtë janë bërë viktima të veprimeve potencialisht të paligjshme, autoritative dhe arbitrare të policisë, heshtja zyrtare është një cenim i përhershëm i besimit publik ndaj institucioneve.

Në këtë kontekst, AVONET pret nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) që të trajtojë këtë rast sipas obligimeve të tyre ligjore, në mënyrë të paanshme dhe profesionale. Është thelbësore që hetimi të zhvillohet me integritet dhe transparencë, për të siguruar që të gjitha faktet të dalin në dritë dhe të ndëshkohen të gjithë ata që kanë vepruar në kundërshtim me ligjin.

Në një shtet ku institucionet përpiqen për llogaridhënien dhe ndërtimin e besimit publik, Drejtori i Policisë do të duhej të paraqitej publikisht për të informuar qytetarët dhe për të garantuar se veprime të tilla nuk pasqyrojnë politikën zyrtare dhe angazhimin e Policisë së Kosovës ndaj qytetarëve”, thuhet tutje në reagim

Gjithashtu lexoni:

Përfundoi seanca ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak, palët kanë 30 ditë afat për ankesë

Kërcënimet e organizatës “Severna brigada” ndaj zyrtarëve, policia nis hetimet

Sot kufizohet qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë

Sot mbahet seanca për 21 të akuzuarit për krime lufte

Arrestohen tre persona të dyshuar për mashtrim e falsifikim të dokumenteve

Kosova News 09/11/2024 09/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
20° _ 18°
75%
1 km/h
Fri
34 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Haxhiu: Gjithçka gati për seancën konstituive të 6 gushtit
13:46 -31/07/2026
Cakolli: Kosova nuk mund të mbetet pafundësisht me ushtrues detyre në postin e presidentit
13:18 -31/07/2026
Tahiri: Aleanca s’do hise në Qeveri, nëse merren parasysh pikat tona do të ndihmojmë konstituimin e institucioneve
12:57 -31/07/2026
LVV-ja pritet të takohet me Abdixhikun, “s’ka marrëveshje në parim me LDK-në”, thotë Nagavci
12:31 -31/07/2026
A pritet të ketë marrëveshje me LDK-në, flet Haxhiu
12:00 -31/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?