KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokatura Shtetërore e Kosovës fillon procedurat për padi ndaj revistës franceze për shkrimin dëmtues ndaj Kosovës
Politikë

Avokatura Shtetërore e Kosovës fillon procedurat për padi ndaj revistës franceze për shkrimin dëmtues ndaj Kosovës

Kosova News
Kosova News 08:51 -20/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kosova ka filluar procedurat për të ndjekur rrugët ligjore në lidhje me një shkrim dëmtues që një revistë franceze ka publikuar ndaj Kosovës.

Revista franceze “Le Petit”, ka paraqitur Kosovën si vendi i lindjes së manastireve ortodokse në një prej artikujve të saj.

Për këtë ka reaguar ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdari.

“Ashtu siç kemi deklaruar se do të ndjekim rrugët ligjore lidhur me publikimin dëmtues të Shtëpisë Botuese “Petit Fute” ndaj Republikës së Kosovës, ndjej obligim moral të ju njoftoj se sot kemi përcjellë kërkesën me të gjitha provat për inicim të padisë, te Avokatura Shtetërore, si organ kompetent për përfaqësimin dhe mbrojtjen e Republikës së Kosovës në procedurat gjyqësore, të arbitrazhit dhe administrative” , ka shkruar mes tjerash ministrja Hajdari në Facebook.

Reagimi i plotë i ministres Hajdari:

Të nderuar qytetarë,

Ashtu siç kemi deklaruar se do të ndjekim rrugët ligjore lidhur me publikimin dëmtues të Shtëpisë Botuese “Petit Fute” ndaj Republikës së Kosovës, ndjej obligim moral të ju njoftoj se sot kemi përcjellur kërkesën me të gjitha provat për inicim të padisë, te Avokatura Shtetërore, si organ kompetent për përfaqësimin dhe mbrojtjen e Republikës së Kosovës në procedurat gjyqësore, të arbitrazhit dhe administrative.

Inicimi i padisë kundër Shtëpisë Botuese “Petit Fute” është bërë për arsye se e njëjta ka kryer veprime të kundërligjshme dhe të dëmshme për imazhin e Republikës së Kosovës, duke shkelur marrëveshjen e lidhur me Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve-KIESA duke mos publikuar materialin promovues të turizmit të dërguar nga KIESA, por ka publikuar një material që është kundërshtuar në vazhdimësi dhe ka bërë publikimin pa pasur miratim nga KIESA. Po ashtu, “Petit Fute” nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për largimin e shkrimit të artikullit në faqet 94 dhe 95 të katalogut të tyre, përkundër kërkesës dhe paralajmërimit nga KIESA-MINT.

Historia e Republikës së Kosovës është e qartë dhe atë nuk mund ta ndryshojë askush. Ne jemi të përkushtuar që ta mbrojmë të vërtetën e historisë sonë, në mënyrë që ta mbrojmë dhe të ardhmen tonë përpara.

Ekskluzive-  Artikulli i Revistës Franceze për Kosovën nuk ishte i dakorduar me institucionet, KIESA inicion padi dhe shkëputje të kontratës

Gjithashtu lexoni:

Përpjekje e 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Bajqinovci, Hazirit: Nuk jeni as për zgjedhje, as për bashkëqeverisje – për çka jeni?

Bajrami: VV-ja po e çon vendin drejt përmbysjes së rendit kushtetues

Presidenca daneze: Do të kërkojmë rrugë për integrimin e Kosovës në BE

Alarmi për bombë, Kurti: Konfirmimi se ky sulm e ka origjinën në Serbi, dëshmi për luftën hibride ndaj Kosovës

Kosova News 20/10/2022 20/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
few clouds
23° _ 21°
54%
2 km/h
Mon
36 °C
Tue
34 °C
Wed
26 °C
Thu
20 °C
Fri
22 °C

Lajmet e Fundit

Vdes një foshnjë gjatë lindjes në Gjakovë, nisin hetimet
09:27 -07/07/2025
Sot fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
09:09 -07/07/2025
Zjarri në Bllacë, riorientohet trafiku
08:38 -07/07/2025
Përpjekje e 43-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:34 -07/07/2025
Nesër fillon Universiteti Ndërkombëtar Veror i Prishtinës
23:05 -06/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?