KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokatja tregon sa mund të dënohet abuzuesi seksual i gjashtëvjeçares
Siguri

Avokatja tregon sa mund të dënohet abuzuesi seksual i gjashtëvjeçares

Kosova News
Kosova News 20:19 -29/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

30 ditë paraburgim i janë caktuar qytetarit 51 vjeçar me inicialet H.M., i cili dyshohet të ketë abuzuar seksualisht me një vajzë gjashtëvjeçare në Prishtinë.

Por, ky nuk është rasti i vetëm i raportuar brenda një dite nga Policia e Kosovës, në të cilat viktima janë fëmijët.

Abuzimet seksuale me të mitur janë shpeshtuar së fundi.

Avokatja Femije Gashi, ka thënë se abuzuesit seksuale të fëmijë i presin dënime nga 10 deri në 20 vjet.

“Rastet e tilla janë shumë të ndëshkueshme, andaj parashihet dënimi 10 deri 20 vjet, me një fjalë këto raste janë të ndëshkueshme sa një vrasje e rëndë”, ka thënë ajo për televizionin.

Gjykata i cakton paraburgim 50-vjeçarit që dyshohet se sulmoi seksualisht 6-vjeçaren në Prishtinë

I tillë, sipas avokates, është edhe rasti i gjashtëvjeçares.

“Nëse vërtetohet një gjë e tillë, kjo është shumë e dhembshme, shumë e tmerrshme edhe besoj që gjykata do ta ketë fjalën për të dhënë një gjykim të merituar”, ka shtuar ajo.

Në Kodin Penal të Kosovës, pedofilia nuk përmendet si vepër e veçantë penale, ndonëse marrëdhënia seksuale me personat nën moshën 16-vjeçare është vepër e dënueshme.

Klevis Vaqari, menaxhere në Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë, ka thënë se Kodi Penal ka nevojë të ndryshohet.

“Ne mendojmë që kodi penal ka ende nevojë për përmirësim, qoftë për ashpërsim të vendimeve, sanksioneve apo edhe për ndalim të punësimit të personave që janë dënuar më parë për vepra të tilla në mjedise ku ka fëmijë”.

Sipas Vaqarit, vetëdijesimi i popullatës është një ndër faktorët që do të ndikonte që ky fenomen të zvogëlohej.

“Këtu nuk bën përjashtim as vetëdijesimi i vetë fëmijëve për ta njohur këtë fenomen, për të pranuar që është i gabuar dhe për t’u mësuar për t’i thënë jo ati fenomeni”.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prizren ka konfirmuar për televizionin T7 të premten se ndaj një tjetër të pandehuri, po ashtu i dyshuar për abuzim seksual me të mitur, masa e paraburgimit ka përfunduar më 27 qershor.

Bëhet fjalë për rastin e bujshëm të një profesori, për të cilin prokuroria nuk ka kërkuar që t’i vazhdohet paraburgimi dhe tashmë ai është i lirë. /T7/

Gjithashtu lexoni:

Austria fiton Eurovision 2025 – Shqipëria shkëlqen në top 10

“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike

Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës

IPK rekomandoi suspendimin e polices për incidentin në Ferizaj

Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes

Kosova News 29/07/2022 29/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Austria fiton Eurovision 2025 – Shqipëria shkëlqen në top 10
01:27 -18/05/2025
Dy helikopterë përplasen dhe rrëzohen në Finlandë, nuk ka të mbijetuar
23:56 -17/05/2025
“Zjerm” i vërtetë në skenë – Shkodra Elektronike ndez Eurovisionin me një performancë magjike
23:45 -17/05/2025
Mundësia merr 2 mandate, Shehaj: Jemi opozita e shekullit 21
23:39 -17/05/2025
Dyshime për përfshirje në korrupsion zgjedhor, SPAK sekuestron telefonin e ish-kryebashkiakut të Kavajës
23:32 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?