KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati për kufizimet e vizitave të Thaçit: Zhvendosje e vëmendjes nga roli tani përcaktues i mbrojtjes
Politikë

Avokati për kufizimet e vizitave të Thaçit: Zhvendosje e vëmendjes nga roli tani përcaktues i mbrojtjes

Kosova News
Kosova News 09:53 -21/08/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati Ardian Bajraktari, duke komentuar vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për të vendosur kufizime në vizitat ish-presidentit Hashim Thaçi, e cilësoi si të paqëndrueshëm propozimin e prokurorisë

Ai në intervistë për Ekonomia Online, tha se nuk ekziston rreziku i ndikimit te dëshmitarët, pasi dëgjimi i tyre tashmë ka përfunduar.

“Vlerësoj që një propozim të tillë nga ana e prokurorisë është i paqëndrueshëm për faktin se në situatën, në të cilën ndodhet procedura penale, si në rastin e parë ndaj zotit Thaçi dhe të tjerëve, tashmë ka përfunduar së dëgjuari lista e të gjithë dëshmitarëve të ftuar nga ana e prokurorisë dhe ndikimi i tyre është e pamundur. Kemi të bëjmë me një akuzë të paqenë, ngase elementet që e përbëjnë figurën e kësaj vepre penale, siç është dhuna ose kanosja serioze, në rastin konkret nuk mund të ekzistojnë për faktin se bëhet fjalë për një person, i cili tash e pesë vjet ndodhet në masën e paraburgimit.

Prandaj këto tentativa, kam përshtypjen, që bëhen qëllimshëm nga ana e prokurorisë për ta zhvendosur vëmendjen nga procesi, i cili tashmë është i paralajmëruar në shtator, kur rolin determinues do ta ketë pala mbrojtëse”, tha Bajraktari.

- Reklamë -

Ai këtë hap të Prokurorisë Speciale e sheh si tentativë për të bërë spektakle mediatike.

“Me rregullativën e Dhomave të Specializuara asnjë person nuk mund të shkojë në vizitë te krerët e UÇK-së dhe personat e tjerë pa marrë leje paraprake. Sikur të kishte çfarëdo rreziku, kjo mund të bëhej lehtësisht në rastin e aplikimit të të njëjtëve për të vizituar ish-krerët, Janë të paqëndrueshme dhe tentativë për të bërë spektakle mediatike. Masat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë kufizuese dhe në bindjen time në shpërputhje me qëllimin që pretendohet të arrihet.

Është e rëndësishëm fakti që gjykata nuk e ka aprovuar propozimin e prokurorisë sa i përket çështjes së vëllezërve Thaçi, sepse kjo do të ishte keq, bazuar në gjendjen e Thaçit pas humbjes së babait të tij. Është e panevojshme, por shpresojmë të shkojmë drejt fundit”, shtoi avokati.

Ai vlerësoi se lista e dëshmitarëve, të cilët janë propozuar që do të dëgjohen, janë jashtëzakonisht kredibilë.

“Në bindjen time ata do ta kundërargumentojnë suksesshëm atë çka ka thënë prokuroria, me theks të veçantë për rolin dhe kontributin e tyre edhe të Thaçit, por edhe të tjerëve”, tha avokati Bajraktari.

Gjithashtu lexoni:

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”

Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje

Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor

Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%

KQZ-ja: 80.85% e të regjistruarve votuan në përfaqësi diplomatike

Kosova News 21/08/2025 21/08/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
broken clouds
20° _ 20°
76%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
17 °C

Lajmet e Fundit

Kurti mbyll fushatën: “Kjo verë dallon”
22:40 -06/06/2026
Kurti: Qeverisja e re do të sjellë investime të mëdha në mbrojtje
22:38 -06/06/2026
Rama reagon ndaj mediave ndërkombëtare për protestën në Zvërnec: “Histeri digjitale”
22:33 -06/06/2026
Policia dhe Prokuroria thirrje qytetarëve: Raportoni parregullsitë gjatë procesit zgjedhor
22:30 -06/06/2026
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
22:28 -06/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?