KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati i Thaçit thotë se Prokuroria e Speciales i paraqiti krerët e UÇK-së si “bandë e kriminale”
PolitikëSiguri

Avokati i Thaçit thotë se Prokuroria e Speciales i paraqiti krerët e UÇK-së si “bandë e kriminale”

Kosova News
Kosova News 15:58 -28/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po e vazhdojnë në Hagë betejën e tyre për të arritur deri tek një vendim që atyre do t’u siguronte mbrojtjen në liri. Sidoqoftë, këtë vendim po refuzon ta marrë tash e gati tre vite gjyqtari paraprak në Speciale, i cili në secilën rrethanë ka vendosur pro argumenteve të Prokurorisë.

Avokati amerikan i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, ka pretenduar se Prokuroria dhe Gjykata e Speciales po e arsyetojnë çdo stërzgjatje të paraburgimit për krerët e UÇK-së, duke e klasifikuar atë si “normale”, përcjell KosovaNews.

Në një parashtresë, Keohe ka thënë se gjyqtari paraprak duhet ta shmang pikën kur vlerësohet ngase sipas tij, kohëzgjatja e paraburgimit është bërë e paarsyeshme.

Ai ka thënë se Prokuroria dhe Gjykata po mbështeten në argumentet fillestare në kohën kur është arrestuar Thaçi, mirëpo që tani, gati tre vite pas, ato arsye kanë pushuar.

“Përgjigja e Prokurorisë në thelb synon t’i mbyllë këto procedura nga funksionimi i Rregullës 56(2), duke u përpjekur të justifikojë kohëzgjatjen e burgimit paraprak të z. Thaçi, duke vënë në dukje faktorët mbi të cilët u mbështetën për të justifikuar burgosjen e tij në radhë të parë. Duke iu referuar vazhdimisht rreziqeve të ndërhyrjes së dëshmitarëve dhe duke vënë në dukje konkluzionet e Trupit Gjykues të Gucatit dhe Haradinajt se “kërcënimi serioz i frikësimit dhe ndërhyrjes së dëshmitarëve në Kosovë mbetet aktual”, Prokuroria nuk e kupton pikën. Gjyqtari i procedurës paraprake edhe më herët ka urdhëruar burgosjen e z. Thaçi dhe arsyet janë të njohura. Pyetja e duhur është nëse kohëzgjatja e burgimit të tij tani është bërë e paarsyeshme. Sipas logjikës së Prokurorisë, nuk ka një kohë të gjatë që e kthen ekuilibrin në paarsyeshmëri, për shkak të arsyeve në të cilat mbështetej për burgosjen e tij fillestare. Ky arsyetim rrethor nuk arrin të përfshihet në asnjë mënyrë kuptimplotë me parashtresat e Mbrojtjes. Natyrisht, në çdo rast përpara Gjykatës, do të ketë një pikë në të cilën kohëzgjatja e burgimit para gjykimit bëhet e paarsyeshme. Rregulli 56(2) i Rregullores kërkon që gjyqtari i procedurës paraprake ta shmangë atë”, thuhet në parashtresën e Keohes që e ka parë lajmi.net.

Ajo çka është edhe më alarmante në këtë mes, është se Keohe thotë se Prokuroria, duke dashur ta arsyetojë kohën e mbajtjes në paraburgim të krerëve të UÇK-së, ka krahasuar rastin e tyre në Speciale me banda kriminale e krim të organizuar.

“Në mënyrë alarmante, në justifikimin e arsyeshmërisë së 22 muajve të paraburgimit të pandërprerë, PSP-ja i referohet “rasteve që përfshijnë veprimtari kriminale të organizuar” dhe më pas citon tre raste të GJEDNJ-së që kanë të bëjnë me persona të dyshuar si pjesëmarrës në bandat dhe grupet e organizuara kriminale. Çdo sugjerim se ky rast përfshin krimin e organizuar, ose se mund të hiqen paralele me rastet që përfshijnë bandat kriminale, është i pasaktë dhe duhet të shpërfillet”, është shprehur Keohe.

Gjyqtari paraprak para pak kohësh ka refuzuar lirimin nga paraburgimi të Kadri Veselit e Jakup Krasniqit, teksa një vendim së shpejti pritet të merret edhe për Thaçin e Rexhep Selimin.

Çdo kërkesë e ankesë për lirim nga paraburgimi deri tash, pavarësisht garancave të Policisë e shteteve të treta, është refuzuar nga gjyqtari paraprak, panelet e Apelit si dhe ato të Supremes që funksionojnë në kuadër të Speciales. 

Gjithashtu lexoni:

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

TAGGED: Hashim Thaçi, Prokuroria e Speciales
Kosova News 28/09/2022 28/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Shqipëri-Serbi në ‘Air Albania’, apeli i policisë për tifozët
13:18 -07/06/2025
Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues
12:53 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?