KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati i Ridvan Muharremit: Ai është i pafajshëm, ka kontribuar për çështjen e rezervave të shtetit
Siguri

Avokati i Ridvan Muharremit: Ai është i pafajshëm, ka kontribuar për çështjen e rezervave të shtetit

Kosova News
Kosova News 16:24 -19/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati i Ridvan Muharremit, Mahmut Halimi ka deklaruar se klienti i tij është i pafajshëm karshi akuzave me të cilat përballet.

Në një fjalë pas përfundimit të seancës dëgjimore, Halimi ka deklaruar se Muharremi kishte kontribuar për Kosovën në çështjen e rezervave të shtetit.

“Prokuroria ka pasur pretendimet e veta ne tonat, tani është në dorën e tyre. Po flas në emër të klientit tim, Ridvan Muharremi nuk ka pasur asnjë pozitë në ministri. Është mbi baza vullnetare duke pasur parasysh se kohën relevante kur ka ndodhur ato ngjarje, e dimë se ka qenë koha pas agresionit rus në kohën e Ukrainës dhe ka pasur ndikim në artikuj ushqimor. E di që ministria është përpjekur disa herë të krijojë të mirë materiale, ushqime për rezervat se rezervat kanë qenë 0 mjete, 0 materiale. Përmes një mikut të tij i njohur si biznesmen…ka krijuar raporte miqësore dhe iu ka lutur se a mundet pasi nga ministria e kanë telefonuar dhe i kanë deklaruar t’i ndihmojë për të gjetur grurë”, ka deklaruar ai.

Sipas avokatit, Muharremi kishte ndihmuar në këtë çështje, me kërkesë të Ministres Hajdari dhe pa pagesë. Siç thotë avokati, Muharremi kishte shpenzuar 23 mijë e 500 euro nga xhepi i tij.

“Ditën kur u krye transaksioni dhe është nisur malli për të ardhur këndej, Ridvani ka udhëtuar dhe u kthye në Prishitnë dhe i njoftoi në Ministri që emalli do të vijë në portin e Durrësit dhe dikush duhet të shkojë që e bën kontrollimin. Këta mandej e angazhuan doganën..ato procedura u kryen përmes tyre. Ridvani deri këtu e kreu, në shpenzime të veta. Atë e angazhoi Ministrja Hajdari. E ka njohur dhe e ka njohur si person afarist që ka traditë të gjatë…”, ka deklaruar ai.

Avokati ka deklaruar se gruri ka arritur në Kosovë dhe se nga seanca e sotme pret drejtësi.

Gjatë mëngjesit të së premtes, pas një muaji të përgjimeve që u etiketuan si “afera e vajit dhe e grurit”, Policia e Kosovës kreu bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi, nën dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore.

Fillimisht, bastisja u krye te banesa e Ridvan Muharremit dhe te një lokal i tij, ku pastaj i njëjti edhe u shoqërua në polici. Kurse në MINT, u arrestuan dy zyrtarë, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.

Bastisja e pronave të Muharremit nisi në orën 6:00 të mëngjesit, për të vazhduar më pas në bastisjen e ambienteve të MINT-it në orën 8:00.

Në polici janë shoqëruar drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretari Irfan Lipovica.

Gara është shoqëruar në polici nga ambientet e MINT-it.

Disa zyrtarë policorë së bashku më disa dokumente që janë marrë brenda zyrave, janë larguar nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Kjo ministri dyshohet se u bastis për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të rezervave shtetërore, respektivisht të vajit dhe të grurit.

Caktohet 30 ditë paraburgim ndaj tre të dyshuarve për keqpërdorim të rezervave shtetërore

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Kosova News 19/08/2023 19/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Sun
34 °C
Mon
33 °C
Tue
35 °C
Wed
34 °C
Thu
27 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?