KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati i Popullit paralajmëron “hetim të thellë” në rastin e vdekjes së 4-vjeçares në Gjakovë
Siguri

Avokati i Popullit paralajmëron “hetim të thellë” në rastin e vdekjes së 4-vjeçares në Gjakovë

Kosova News
Kosova News 18:17 -22/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka paralajmëruar se ky institucion do të kryejë hetim të thellë dhe shumëdimensional për shkeljet e mundshme ligjore në rastin e vdekjes së 4-vjeçares në Gjakovë.

Qelaj ka thënë se ky institucion nuk do ta pengojë apo të ndikojë në punën e autoriteteve përkatëse, por se do t’i mbikëqyrë hetimet se a po zhvillohen në pajtim me legjislacionin.

“Hetimi do të jetë shumë i thellë, shumëdimensional dhe pa dashur të pengojmë, ndikojmë apo të ndërhyjmë në punët e autoriteteve tjera, ne do të dalim me një raport me konstatime të qarta nëse ka pasur shkelje dhe cilat masa duhet t’i marrë shteti që këto raste të mos ndodhin në të ardhmen”, ka thënë ai.

Qelaj ka shtuar se gjatë ditëve në vijim do të kontaktohet edhe familja e viktimës për t’u informuar në lidhje me atë nëse i është mohuar qasja në të gjitha informatat e nevojshme për gjendjen e fëmijës gjatë trajtimit.

“Ditëve në vijim zyrtarët e institucionit padyshim që do të kontaktojnë dhe ta marrin deklaratën e familjarëve. E drejta e prindit për të qëndruar afër fëmijës në situata të tilla dhe për tu informuar, të ketë qasje në të gjitha informatat e nevojshme është e drejtë bazike që nëse u është mohuar, padyshim që paraqet problem në vete dhe shqetësim të shtuar të krejt kësaj që ka ndodhur”, ka theksuar ai.

Avokati i Popullit ka njoftuar se edhe më parë kanë pranuar ankesa të shumta nga qytetarët që lidhen me të drejtat e mbrojtjes shëndetësore, por në vazhdimësi rekomandimet e këtij institucioni kanë mbetur të pazbatuara.

“Autoritetet të respektojnë dhe t’i zbatojnë rekomandimet e Avokatit të Popullit. Vitin e kaluar kemi dalë me një raport të veçantë për shëndetin riprodhues dhe me problematikat që kanë dalë si rezultat i takimeve të rregullta që i kemi pasur me grupe të caktuara, kryesisht të grave që kanë marrë shërbime në këtë shërbim publik dhe situata ka dalë vërtetë jo e mirë në kuptimin e respektimit të të drejtave të njeriut, të dinjitetit të pacientit, mungesa e pajisjeve të përshtatshme, mungesa e kushteve për t’i siguruar privatësi gjatë marrjes së shërbimeve e shumë defekte të tjera. Na ka dalë që përkundër vullnetit e gatishmërisë për t’iu përgjigjur rekomandimeve tona një numër i madh i rekomandimeve kanë mbetur të pazbatuara”, ka thënë ai.

Qelaj ka thënë se në hetimet e kryera nga Avokati i Popullit, kanë hasur në shumë raste kur qytetarët që i takojnë komunitetit joshumicë në Kosovë janë diskriminuar.

“Duam apo nuk duam ta pranojmë, trajtimi në raport me qytetarët që i takojnë komunitetit joshumicë në Kosovë në shumë raste ka rezultuar me dallim, me trajtim ndryshe e që në gjuhën që ne e përdorim, gjuhën juridike, konsiderohet diskriminim, pasi trajtimi ndryshe bëhet për shkak të përkatësisë etnike, ngjyrës, racës, ka raste pse është grua apo i moshuar. Në hetimet që ne kemi kryer në shumë raste ka reduktuar që komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian në përgjithësi është i predispozuar të paragjykohet dhe pastaj edhe të diskriminohet, na ka rezultuar edhe te rasti i raportit që e përmenda”, ka thënë ai ne ktv.

Gjithashtu lexoni:

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

KFOR-i konfirmon largimin gradual nga Ura e Ibrit në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Kosova News 22/02/2024 22/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Alica Kearns shpërndan reagimin e Ramës ndaj Vuçiqit për Ibrin: Kjo është diplomaci
11:50 -11/08/2026
Bashar al-Asad dënohet me vdekje
11:35 -11/08/2026
Edhe sot kufizimi i përkohshëm i qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë
10:53 -11/08/2026
Mbyllet përkohësisht rruga “Qamil Hoxha” në Prishtinë
10:09 -11/08/2026
Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës
09:59 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?