KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati i Popullit kërkon nga Sindikatat të reflektojnë për grevat: Fëmijëve po u cenohet e drejta për arsim
Arsim

Avokati i Popullit kërkon nga Sindikatat të reflektojnë për grevat: Fëmijëve po u cenohet e drejta për arsim

Kosova News
Kosova News 19:38 -18/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati i Popullit u ka bërë thirrje Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës që të reflektojnë dhe të dalin nga situata e krijuar në lidhje me grevën.

Në një komunikatë për media, theksohet se Avokati i Popullit ditët e fundit ka mbajtur takime të ndara me përfaqësuesit e Sindikatave dhe të Qeverisë në përpjekje për të dalë nga situata e krijuar.

“Avokati i Popullit me qëllim të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, duke marr shkas nga situata e krijuar për shkak të grevës të organizuar nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës – BSPK, thërret palët të reflektojnë dhe të gjejnë zgjidhje për të dal nga kjo situatë.Avokati i Popullit, ditëve të fundit ka mbajtur takime të ndara me përfaqësues të Sindikatave dhe të Qeverisë në përpjekje për të ndihmuar në daljen nga kjo situatë. Përkundër përpjekjeve të bëra nga ana e tij si ndërmjetësues, fatkeqësisht nuk është arritur një marrëveshje në mes palëve. Palët nuk kanë gjetur një konsensus duke mbajtur qëndrimin e njëjtë kur vjen në pyetje lartësia financiare e pakos mbështetëse”,thuhet në njoftim.

Tutje u theksua se, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka rikujtuar palët se çdo qëndrim apo veprim, në qendër të çdo prioriteti duhet ta ketë interesin më të mirë të fëmijës dhe të drejtën e fëmijëve për edukim dhe arsimim, si e drejtë e garantuar me Kushtetutë.

“Parimi i interesit më të mirë për fëmijët duhet ta udhëheqë secilin prej nesh në kuadër të përmbushjes së detyrimeve dhe të përgjegjësive që kemi.Gjithashtu ai rikujton përgjegjësinë kushtetuese e ligjore të qeverisë dhe detyrimin pozitiv që ka shteti për respektimin e së drejtës për arsimim dhe respektimin e të drejtave dhe të lirive të njeriut, siç janë të përcaktuara në Kushtetutë”,theksohet tutje.

Në anën tjetër, Avokati i Popullit rithekson rëndësinë që ka respektimi i së drejtës për organizim sindikal dhe i së drejtës për veprime sindikale, mirëpo në situatën e krijuar, çdo orë e humbur e mësimit ka pasoja të pandreqshme për fëmijët dhe vazhdimi në mospjesëmarrje në mësim është i dëmshëm në shumë aspekte.

“Çdo orë mësimi për fëmijët është i rëndësishëm për përgatitjen e tyre për jetë dhe ngritjen e potencialit të tyre për një të ardhme më të mirë.Në fund, për diskutimet dhe çështjet e ngritura në mes palëve, Avokati i Popullit iu ka dërguar palëve, që të japin përgjigje. Avokati Popullit, sot ka pranuar përgjigje nga qeveria me qëndrimin se janë të gatshëm të bisedojnë për çështjet e prekura nga Avokati ndërsa janë në pritje të përgjigjes nga sindikatat”.

Avokati i Popullit edhe publikisht u bën thirrje palëve të reflektojnë, të gjejnë një zgjidhje për të dal nga kjo situatë, ashtu që fëmijëve t’ju mundësohet gëzimi i së drejtës për arsimim.

“Avokati i Popullit konstaton se në situatën e krijuar e drejta për arsim si e drejtë kushtetuese nuk është duke u respektuar, se fëmijëve po ju cenohet kjo e drejtë dhe janë duke u privuar nga e drejta për edukim dhe arsimim, e kjo do të ketë pasoja të rënda për fëmijët dhe për vendin”.

Gjithashtu lexoni:

Presidentja Osmani takim me Kryetarin e Parlamentit të Japonisë: Synojmë thellimin e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Japonisë

ASK: Kosova me rritje të ndjeshme të turistëve

Irani fillon hakmarrjen, lanson qindra raketa drejt Izraelit

KQZ-ja planifikon mbi 16 milionë euro për zgjedhjet lokale

BE-ja reagon për arrestimin e Arbnor Spahiut nga autoritetet serbe

TAGGED: avokati, Femijet, greva
Kosova News 18/09/2022 18/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
73%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
26 °C
Mon
28 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

MPB i heq shtetësinë N.V.: Dyshohet për veprime që rrezikojnë sigurinë
11:54 -14/06/2025
Kosova dhe ShBA hapin kapitull të ri bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
11:13 -14/06/2025
Sveçla: Serbia po përdor qytetarë të Kosovës për destabilizim të brendshëm
10:59 -14/06/2025
Sulmoi dy persona që më pas pranuan tretman në QKUK, arrestohet i dyshuari në Gjilan
10:26 -14/06/2025
Hill: SHBA-ja nuk ndërhyn, Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin vetë problemet
10:22 -14/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?