KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati i FFK-së reagon pas vendimit të UEFA-s: Nuk do të ndalemi me kaq, do ta apelojmë në CAS
Sport

Avokati i FFK-së reagon pas vendimit të UEFA-s: Nuk do të ndalemi me kaq, do ta apelojmë në CAS

Kosova News
Kosova News 18:21 -20/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati i FFK-së, Taulant Hodaj, ka reaguar pas vendimit të UEFA-s, ku ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës u vendos me rezultat zyrtare 3-0.

Ndeshja ishte ndërprerë në minutën e 90-të, kur rezultat ishte 0-0, ndërsa në kor filluar thirrjet “Serbi, Serbi” nga tifozët rumunë.

Avokati i Federatës së Futbollit të Kosovës, Taulant Hodaj, është i bindur se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) me seli në Llozanë, do ta kthej në favor të Kosovës vendimin e UEFA-s.

Hodaj beson se Kosova do ta fitojë rastin në CAS, ku do të drejtohet, pasi nuk janë shqyrtuar disa nga pikat që FFK i ka paraqitur.

“Federata e Futbollit e Rumanisë dënohet për thirrje raciste, ksenefobe, diskriminuese, mesazhe politike dhe sjellje të tjera të papranueshme. UEFA ka marrë një vendim duke dënuar Federatën Rumune të Futbollit me një gjobë qindra mijëra eurosh dhe një ndeshje pa tifozë, për shkak të sjelljeve, raciste, ksenofobe, politike, diskriminuese dhe të papranueshme të tifozëve, ekipit dhe zyrtarëve të saj gjatë ndeshjes kundër Kosovës. Ky vendim po ashtu ka vendosur që rezultati i ndeshjes të jetë 3:0 në favor të Rumanisë. Kjo pjesë e vendimit së bashku me disa shkelje tjera të Rumanisë që ende nuk janë marrë parasysh konsideroj që mund të ndryshojnë në CAS, Lozanë në favor të Kosovës sepse kemi një numër të madh të shkeljeve dhe dënimet tashmë të vërtetuara ndaj Federatës Rumune që duhet të konstatojnë ndërprerjen e ndeshjes e jo veprimi i futbollistëve të Kosovës”, ka shkruan Hodaj në “Facebook”.

“Ka qenë shumë sfiduese situate pas ndërprerjes së lojës, por fakti që lojtarët tanë patën të drejtë në veprimet e tyre dhe thirrjet ‘Kosova është Serbi’ dhe ‘Serbia, Serbia’ u dënuan nga UEFA, e në anën tjetër bërja e shqiponjës me duar nuk u dënua, më bëjnë të ndihem mirë për këtë pjesë sepse shumica e pikave të ankesës të përgatitur nga ekipi ligjor i FFK-së është miratuar”.

“Ankesa je FFK-së, e cila përfshinte prova të qarta dhe argumente të pakundërshtueshme, ka luajtur një rol kyç në vënien para përgjegjësisë të palës rumune për gjuhën raciste, të urrejtjes dhe sjelljet diskriminuese. Në të ardhmen duhet të vazhdojmë aktivisht të ankohemi dhe kërkojmë që UEFA të mos lejoj racizmin në fushat e futbollit në asnjë rrethanë”, deklaroi Hodaj.

Ai insiston se vendimi i UEFA-s do të ndryshojë dhe në të ardhmen të ketë dënime më të ashpra ndaj Federatës Rumune dhe Federatave tjetër që sipas tij bëjnë thirrje anti-Kosovë

Gjithashtu lexoni:

Studentët me aftësi të kufizuara nga Kosova falënderojnë Armand Dukën dhe FSHF-në për mikpritjen gjatë ndeshjes Shqipëri – Serbi

Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive

Portugalia – Spanja, formacionet zyrtare

Dy yje të Real Madridit rrezikojnë të humbasin vendin si titullar nën drejtimin e Xabi Alonsos

Franca fiton ndaj Gjermanisë për vendin e tretë në Ligën e Kombeve

Kosova News 20/11/2024 20/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

“Marrëveshja bërthamore”, Irani do t’i paraqesë kundërpropozim SHBA-së
14:05 -09/06/2025
“Hidroregjioni Jugor” apelon për përdorim të përgjegjshëm të ujit të pijshëm
14:02 -09/06/2025
Kaos dhe panik në rrugë, shoferi ‘shkon furishëm me makinë’ drejt protestuesve në Los Angeles
13:58 -09/06/2025
Kurti në Mitrovicë, takim të zakonshëm me Bedri Hamzën – VIDEO
13:53 -09/06/2025
Malisheva me “inovacione”: Gropat në rrugë po shndërrohen në liqene për peshkim
13:37 -09/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?