KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokati Gashi për ditarin e Astritit: E ka Prokuroria, unë e kam një kopje – Aty nuk konstatohen shqetësime psikike
PolitikëSiguri

Avokati Gashi për ditarin e Astritit: E ka Prokuroria, unë e kam një kopje – Aty nuk konstatohen shqetësime psikike

KosovaNewss
KosovaNewss 12:14 -18/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se ai e ka një kopje të ditarit të Astrit Deharit, të mbajtur gjatë 78 ditëve në burg, ndërsa origjinalin e ka Prokuroria.

Gashi ka thënë se nga ekspertiza e atij ditari, nuk konstatohet se tashmë i ndjeri ka shfaqur shqetësime psikike, përveç shqetësimeve se po mbahej padrejtësisht në paraburgim.

“Ditarin origjinal, normalisht që e ka Prokuroria dhe një kopje të ditarit e kam unë. Ai ditar ka shkuar në ekspertiza të llojllojshme. Fillimisht është bërë ekspertiza e aspektit psikologjik të tij, dhe është dalë nga institucioni përkatës në Kosovë se gjendja psikike ishte krejtësisht normale dhe në rregull. Gjendje normale e një personi që ka qenë i mbajtur për 78 ditë pa u marrë në pyetje kurrë dhe këto janë bërë ekspertiza të caktuara psikologjike që gjendja e tij ka qenë krejtësisht normale dhe nuk ka pasur kurrfarë indicie për shqetësime”, ka thënë Gashi per eo.

Ai nuk ka dashur të tregojë se a e kanë lexuar ditarin prindërit e Astrit Deharit.   

Gashi ka hedhur sërish akuza në drejtim të prokurorit të rastit, Afrim Shefkiu, për të cilin thotë se nuk e ka zbuluar në tërësi ekspertizën zvicerane. Sipas Gashit, Shefkiu është dashur të merrej me personat që i kanë dërguar prova të manipuluara në Zvicër.  

“Me siguri prokurori Afrim Shefkiu e ka detyrën kryesore nëse dëshiron me informu opinionin për çkado por edhe ky prokuror ka zgjedhur vitin e kaluar kur kemi marrë një ekspertizë shtesë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Zvicër që të publikojë gjetjet, ndërsa nuk e ka publikuar brendinë e ekspertizës ku është vërtetuar nga instituti zviceran që kemi pasir manipulim të provave dhe prokurori të merret se kush i ka dërguar ato prova të manipuluara në Zvicër. Ai thjesht filloi me luftu rastin e tij të cilin e ka të hapur”.

Gashi ka thënë se prokurori Shefkiu është dashur të zgjerohej në hetim. Thotë se në mënyrë institucionale është tentuar të manipulohej me rastin, duke i dërguar pliko të zbrazëta, e që në to është supozuar të jenë mbetjet e thonjve të të ndjerit.

“Këto janë prova të pakontestuara që dikush po dëshiron diçka të fsheh në rastin e Astrit Deharit. Nëse ne e kemi në mënyrë të padiskutueshme.

Këta tanët kanë dërguar pliko të zbrazëta në tentim për t’i mashtruar vetë zviceranët. Pliko të zbrazëta me mbetje të thonjve që nuk kanë ekzistuar hiç, pra i kanë dërguar të zbrazëta. Kur zviceranët e kanë vërejtur këtë dhe është kthyer ekspertiza ku thotë se ‘pliko të mbetjeve të thonjve kanë qenë të zbrazëta’.

Për ta mbuluar në mënyrë institucionale këtë skandalin e vet që e kanë bërë, këta e marrin një vërtetim nga institucionet tona dhe thuhet se ‘i kemi dërguar gabimisht’ sepse mbetjet që janë marrë gjatë obduksionit të trupit të pajetë, i kemi harxhuar të gjitha gjatë ekspertizës. Pra i bie që nuk mund të bëhet ekspertizë tjetër se i kemi harxhuar të gjitha”, u shpreh Gashi.

Gjithashtu lexoni:

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale

Policia e Kosovës shënon Ditën Memoriale të Zyrtarëve Policorë të Rënë në Detyrë

Haxhiu: Kosova është e gatshme ta mbështesë Francën në shuarjen e zjarreve

“S’mund të ketë qeveri anti-amerikane nga një popull pro-amerikan”, thotë Kusari-Lila

Fluks më i lartë në Dheu i Bardhë, pritje deri në 50 minuta

KosovaNewss 18/03/2023 18/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
80%
1 km/h
Sun
31 °C
Mon
30 °C
Tue
32 °C
Wed
35 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Bajrami i reagon Vuçiqit: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territoriale
21:21 -26/07/2026
Pas deklaratës për “spastrimin etnik”, Vuçiqi me pretendime të njëjta
20:11 -26/07/2026
Arbër Zeneli shënon dhe asiston në fitoren e Elfsborgut ndaj Malmos
20:06 -26/07/2026
Pas sulmit në Berlin, Konjufca solidarizohet me Gjermaninë
19:47 -26/07/2026
Drejtori i KRU “Mitrovica”: Nga 1 tetori nis faturimi në veri
17:47 -26/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?