KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokatët: Njerëzit e lidhur me Serbinë dorëzuan prova në Speciale kundër Thaçit e Veselit
Siguri

Avokatët: Njerëzit e lidhur me Serbinë dorëzuan prova në Speciale kundër Thaçit e Veselit

Kosova News
Kosova News 17:10 -24/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka publikuar një dokument ku flitet për një dëshmitar i cili në dëshminë fillestare pranë Prokurorisë Speciale të Hagës e kishte ndërlidhur emrat e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit me rrjedhjen e dokumenteve, të cilat më pas u bënë publike nga OVL e UÇK-së, konkretisht Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Personi në fjalë identiteti i të cilit nuk u zbulua e kishte tërhequr deklaratën e tij meqë kishte pretenduar se ishte informuar rrejshëm nga një person i cili kishte lidhje të ngushtë me inteligjencën serbe dhe Prokurorinë Speciale të Hagës.

Avokati Ben Emerson, ka thënë se lidhja e këtij personi me inteligjencën serbe është e qartë, meqë në traksriptën,  personi në fjalë njofton Prokurorinë Speciale të Hagës për planin e tij që të udhëtojë në Beograd e ku do të takojë burimin e tij prej të cilit do të marrë shumë përgjigje.

Mbrojtja e Veselit thekson se i ka incizimet e 15 personave të cilët kanë komunikuar me Prokurorinë Speciale të Hagës që nga viti 2017.

Në këtë dokument flitet edhe për biseda të ruajtura të komunikimeve të ndryshme me Prokurorinë Speciale të Hagës.

Gjithashtu thekson se personi i cili ka qenë në kontakt me Prokurorinë Speciale, emri i të cilit mbahet sekret, ka hequr dorë nga pohimet e bëra dhe ka treguar se jo vetëm që ka gënjyer, por edhe që është gënjyer nga një informator i cili thuhet se ka qenë në kontakt të rregullt me Prokurorinë Speciale të Hagë dhe duket që ka qenë pikë kontakti për një numër dëshmitarësh dhe që ka qenë në kontakt direkt me një Prokuror Special.

Të dy dyshohet se janë të lidhur me inteligjencën serbe, sipas ekipit të Veselit.

Lidhur me këtë avokatët e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës kanë kërkuar që të kenë qasje në komunikimet që këta persona kanë pasur me Prokurorinë Speciale të Hagës, kanë kërkuar fotografimin e bisedave  dhe gjithashtu përmendin edhe kontaktet që janë bërë me Jack Smith si Kryeprokuror i Speciales i cili tashmë s’është pjesë e Prokurorisë.

Po ashtu është kërkuar qasje e plotë në të dhënat e paredaktuara të të gjitha kontakteve me të cilat ka biseduar Zyra e Prokurorit të Specializuar, duke përfshirë çdo telefonatë, mesazh apo shkëmbim tjetër në mes të personave të aprostrofuar dhe ish-kryeprokurorit Jack Smith.

Dokumenti është i publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuar të cilin mund ta gjeni KËTU

Gjithashtu lexoni:

Tentuan të shisnin 21 prona me dokumente të falsifikuara, arrestohen tre persona në Mitrovicë

Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror

Policia jep detaje për vdekjen e një gruaje në Podujevë: Po hetohen rrethanat e rastit

Kadri Veseli ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Haga, Prokurorja West: Të mbetet në burg, edhe ashtu gjyqi final është  më 16 shtator

Goditet shpërndarja e kokainës, arrestohen dy persona

Kosova News 24/11/2022 24/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës
22:52 -16/07/2026
Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog
22:43 -16/07/2026
Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik
22:16 -16/07/2026
Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit
21:32 -16/07/2026
Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin
21:02 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?