KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokatët kërkojnë që prokurorët e gjyqtarët të rivlerësohen nëse s’e kalojnë vettingun
Politikë

Avokatët kërkojnë që prokurorët e gjyqtarët të rivlerësohen nëse s’e kalojnë vettingun

Kosova News
Kosova News 09:25 -16/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjyqtarët dhe prokurorët në Kosovë që nuk do ta kalojnë procesin e vettingut, po kërkohet që së paku për dy vjet të mos ushtrojnë profesion tjetër që ndërlidhet me sistemin juridik.

Këtë po e kërkojnë avokatët në vend, të cilët thonë se duhet të pengohen apo të rivlerësohen kandidatët të cilët nuk e kanë kaluar këtë proces, e që të njëjtit duan të ushtrojnë profesionin e avokatit.

Avokati Tomë Gashi, tha se nëse kjo masë nuk aplikohet, do të jetë dëm i madh për drejtësinë vendëse.

Vettingun Gashi e sheh si proces për t’i larguar personat që nuk e kanë vendin në sistemin juridik.

“Ne e dimë se së shpejti do të fillojë procedura e vettingut, mënyrë kjo e ligjshme për t’i larguar ata të cilët nuk e kanë vendin në sistemin juridik të Kosovës dhe besoj që një prej masave preventive për të ardhmen do duhej të ishte që për një periudhë kohore së paku dy vjet të mos kenë të drejtë (nëse ata shkarkohen apo nëse nuk e kalojnë vettingun) që të regjistrohen si avokatë apo ndoshta edhe profesione të tjera specifike që ndërlidhen me punët që i kanë bërë ata si gjyqtarë apo prokurorë. Nëse kjo masë nuk aplikohet në të ardhmen, ne do të kemi faktikisht ndryshime të pozitave, që një numër i madh i gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk do ta kalojnë vettingun, do të bëhen avokat, që i bie se prej gjyqtarëve të këqij do të kemi avokatë që do të jenë të nivelit siç kanë qenë edhe gjyqtarë”, u shpreh për Ekonomia Online, Gashi.

Njëjtë mendon edhe avokati tjetër, Yll Zekaj.

Ai thotë se proces të rivlerësimit ka pasur edhe më herët por që nuk ka ndodhur. Ai thotë se nuk ka Ligj që i pengon ata të ndryshojnë profesion, por që të njëjtit duhet t’i hyjnë një procesi të rivlerësimit.

Ai thotë se nëse një gjë e tillë ndodh, do të dëmtohet profesioni i avokatisë.

“Pikërisht në atë periudhë e kemi pas një proces të riemërimit të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, ku një numër i caktuar i tyre pasiqë që nuk janë riemëruar si Gjyqtarë dhe Prokurorë, patën kaluar në profesionin e avokatisë, përkatësisht përmes licencimit në Odën e Avokatëve të Kosovës. Në infrastrukturën ligjore të Odës së Avokatëve nuk ka pasur mekanizëm i cili do ta pengonte këtë proces. Tanimë e kemi një proces të ri i cili parasheh që së shpejti të ndodh, dhe ky është procesi i vettingut në sistemin e Drejtësisë, e që fatkeqësisht mund të përsëritet një ngjarje e njëjtë, ku të gjithë ata që nuk do ta kalojnë procesin e vettingut, mund edhe të aplikojnë përmes profesionit të avokatisë. Gjithsesi çdo person, në mënyrë hipotetike, që nuk do ta kalojë procesin e vettingut për mungesë të integritetit dhe për shkaqe tjera, atëherë të njëjtit veçse do ta dëmtonin profesionin e avokatisë. Kështu që tani është koha që të ndermirën masa edhe në drejtim të avokatisë që të krijojnë një infrastrukturë që t’i pengojnë apo t’i rivlerësojnë kandidatin i cili nuk e ka kaluar procesin e vettingut, e cili pretendon që përmes profesionit të avokatisë të rikthehet në sistemin e drejtësisë”.

Gjithashtu lexoni:

Arrestohen dy burra në Fushë Kosovë, dyshohet se organizonin lojëra të fatit në lokalin e tyre

Arrestohet i dyshuari për detyrim dhe paraqitje të rreme, sekuestrohen armë dhe municione

Arrestohet një person në Gjakovë, bashkëjetoi me një vajzë nën 16 vjeç

Gjendet pa shenja jete një grua në Suharekë

Shtetasi i Maqedonisë raportoi rrejshëm në Policinë e Kosovës

Kosova News 16/10/2022 16/10/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen dy burra në Fushë Kosovë, dyshohet se organizonin lojëra të fatit në lokalin e tyre
10:41 -05/07/2025
Arrestohet i dyshuari për detyrim dhe paraqitje të rreme, sekuestrohen armë dhe municione
10:34 -05/07/2025
Hamasi jep përgjigje pozitive për planin e armëpushimit
10:24 -05/07/2025
Në Teksas lumi del nga shtrati, të paktën 24 viktima dhe 25 të zhdukur
10:02 -05/07/2025
Arrestohet një person në Gjakovë, bashkëjetoi me një vajzë nën 16 vjeç
09:49 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?