KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Avokatët e Trumpit kërkojnë që të hidhet poshtë dënimi për “paratë e heshtjes”
Botë

Avokatët e Trumpit kërkojnë që të hidhet poshtë dënimi për “paratë e heshtjes”

Kosova News
Kosova News 21:12 -20/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokatët e Donald Trumpit i kanë thënë gjyqtarit të rastit se dënimi i tij për rastin e njohur si “paratë e heshtjes” ndaj një ylli të filmave për të rritur, duhet të hidhet poshtë, sepse Trumpi ka fituar zgjedhjet presidenciale në SHBA, dhe dënimi do të kërcënonte stabilitetin e qeverisë.

Në një letër të depozituar të martën dhe të bërë publike të mërkurën, avokatët e presidentit të zgjedhur republikan i kërkuan gjyqtarit të Gjykatës së Lartë të Shtetit të New Yorkut, Juan Merchan, leje për të paraqitur një mocion formal, në të cilin do të paraqesin argumentet e tyre deri më 20 dhjetor, raporton Reuters.

“Ashtu sikur një president në detyrë është i imunizuar nga çdo proces penal, ashtu është edhe presidenti Trump si president i zgjedhur”, kanë shkruar avokatët.

Trump, 78 vjeç, ishte planifikuar të dënohej më 26 nëntor, por Merchan javën e kaluar i ndërpreu të gjitha procedimet në këtë çështje me kërkesë të zyrës së Prokurorit të Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg.

Zyra e Bragg ka thënë se do të kundërshtojë kërkesën e Trumpit për të pushuar çështjen dhe sugjeroi që të ndërpritej derisa Trumpi të përfundonte mandatin e tij presidencial katërvjeçar, duke filluar nga 20 janari, megjithëse nuk e miratoi në mënyrë eksplicite këtë opsion.

Trumpi, president nga 2017-2021, shpreson të hyjë në detyrë për një mandat të dytë i pangarkuar nga ndonjë nga katër çështjet penale me të cilat është përballur, dhe për të cilat disa kundërshtarë kishin parashikuar se do të dëmtonin kandidaturën e tij në vitin 2024 për t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë.

Republikani Trump u dënua në maj për falsifikim të të dhënave të biznesit për të mbuluar një pagesë prej 130,000 dollarësh që ish-avokati i tij Michael Cohen i kishte bërë aktores së filmave për të rritur, Stormy Daniels për heshtjen e saj para zgjedhjeve të vitit 2016, në lidhje me një marrëdhënie seksuale që ajo thotë se kishte me Trumpin, e të cilin ai e mohon.

Ishte hera e parë që një president i SHBA-ve, ishte dënuar ose akuzuar për një vepër penale.

Trumpi u deklarua i pafajshëm në këtë rast, të cilin ai e ka portretizuar prej kohësh si një përpjekje të motivuar politikisht nga Bragg, një demokrat, për të ndërhyrë në fushatën e tij.

Gjithashtu lexoni:

Nisi nata e pestë radhazi e sulmeve amerikane ndaj Iranit

Franca miraton ligjin për ndihmën mjekësore në fundin e jetës

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëron SHBA-në: Mos ndërhyni në zgjedhjet e Gjermanisë

Qeveria gjermane do të rrisë ndjeshëm taksën mbi duhanin

Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë

Kosova News 20/11/2024 20/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Pengohen aeroplanët mbi Lipjan, Prokuroria nis hetimet
10:32 -17/07/2026
Aksion i Policisë në Skenderaj: Konfiskohen armë, thika, maskë dhe shufra metalike
09:53 -17/07/2026
Rritet sërish çmimi i naftës, arrin në 1.60 euro për një litër
09:43 -17/07/2026
Kontrolle në Burgun e Dubravës: Konfiskohet drogë, 9 telefona mobil dhe SIM-kartela
09:06 -17/07/2026
Aksion në Gjakovë, kontrollohen 29 auto-parkingje për shmangie nga tatimi
09:05 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?